LAJMI I FUNDIT:

Emily Ratajkowski nuk priste që puthja me Harry Styles të bëhej virale, thotë se ndihet keq për Olivia Wilde

Emily Ratajkowski nuk priste që puthja me Harry Styles të bëhej virale, thotë se ndihet keq për Olivia Wilde

Emily Ratajkowski pranoi se ajo nuk e priste që momenti i puthjes me Harry Styles që t’i pushtonte mediat sociale ashtu siç ndodhi.

Autorja e “My Body” u pa me fituesin e ‘Grammy’-t në Tokio muajin e kaluar, gjë që pasoi pas ndarjes së tij nga shoqja e Ratajkowski, Olivia Wilde.


“Nuk e prisja që kjo të ndodhte, por mendoj se, në përgjithësi, ka një arsye pse disa të famshëm jetojnë në Los Angeles, punësojnë siguri, nuk shkojnë në restorante publike”, tha ajo për Vogue spanjolle për rrjedhjen e videos së puthjeve, shkruan PageSix.

Foto: Instagram

Në klipin, të siguruar nga DailyMail, Ratajkowski mund të shihet duke përkëdhelur faqen e Styles ndërsa ata putheshin teksa ishin mbështetur pas një furgoni argjendi.

“Është shumë e çuditshme të kesh përvoja të caktuara dhe më pas të din dhe komenthet mbi to nga e gjithë bota”, tha ajo.

Foto: WireImage

“Unë jam thjesht një person që ka kaluar nga një lidhje trevjeçare në një katërvjeçare”, tha ajo, duke iu referuar marrëdhënies së saj të kaluar me muzikantin Jeff Magid dhe martesës së saj të fundit fatkeqe me Sebastian Bear-McClard.

Një lidhje e re dashurie - Harry Styles dhe Emily Ratajkowski shfaqen duke shkëmbyer puthje pasiononte rrugëve të Tokios
Lexo po ashtu Një lidhje e re dashurie - Harry Styles dhe Emily Ratajkowski shfaqen duke shkëmbyer puthje pasiononte rrugëve të Tokios

“Kjo është hera e parë në një kohë të gjatë që kam qenë në një fazë takimi”, shpjegoi ajo.

“Interesi që ka për atë fushë të veçantë është shumë i çuditshëm. Jo se jam e befasuar, por është një pjesë e vogël e jetës sime. Shumica e jetës sime është e përqendruar te djali dhe puna ime. Pushtimi i aspekteve private është shumë i vështirë për mua”, shtoi Ratajkowski.

Foto: Getty

Styles dhe Wilde kishin lidhje për gati dy vjet përpara se çifti të ndaheshin në nëntor.

Nëna e një fëmije më pas iu referua marrëdhënies së keqe të saj të supozuar me Wilde që pasoi puthjen, duke thënë: “Kështu është. Thjesht një çështje fatkeqe”.

Foto: GC Image

“Nëse më pyesni për këtë, ndihem keq për Olivia, sepse asaj i është dashur të vuajë këtë situatë në disa raste”, tha modelja.

Aktorja e “Gone Girl” së fundmi la të kuptohej se ajo dhe Styles mund të jenë parë me njëri-tjetrin për më shumë nga sa ka ditur publiku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”

Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kalo në kategori