LAJMI I FUNDIT:

Emery flet për gjendjen e Xhakës: Mund të luajë këtë javë ndaj Southamptonit

Emery flet për gjendjen e Xhakës: Mund të luajë këtë javë ndaj Southamptonit

Granit Xhaka mund të rikthehet këtë fundjavë për të luajtur me Arsenalin.

Ylli nga Kosova që prej 27 tetorit ka mbetur jashtë fushave për Arsenalin, pas problemeve që kishte me tifozët në ndeshjen ndaj Crystal Palace.


Xhaka mund të rikthehet të luaj për Arsenalin këtë fundjavë në ndeshje ndaj Southamptonit.

Këtë gjë e ka bërë të ditur trajneri i Topçinjve, Unai Emery në konferencë për shtyp.

“Xhaka duket më mirë nga ana psikologjike. Ne jemi duke e ndihmuar atë dhe duke i qëndruar afër”.

“Kam folur në mëngjes dhe kishim një bisedë të mirë. Ai u stërvit mjaft mirë para pushimit me kombëtaren dhe të njëjtën gjë e bëri dhe sot. Unë dua ta rikthej atë me skuadrën dhe të na ndihmojë. Jam i sigurt se do të bindë të gjithë tifozët me paraqitjet e tij”, deklaroi Emery.

“Ai ndihet më mirë dhe ka fituar sërish ndjenjën se Arsenali është ekipi i tij. Ai do të rikthehet dhe ne do të vendosim. Hap pas hapi do ta ndihmojmë atë të kthehet”.

“Rikthimi këtë javë? Do të vendosim nesër për rikthimin e tij ose jo, duke i dhënë besim”, tha Emery. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori