LAJMI I FUNDIT:

Emery e lë të paqartë nëse Xhaka do të vazhdojë të jetë kapiten i Arsenalit

Emery e lë të paqartë nëse Xhaka do të vazhdojë të jetë kapiten i Arsenalit
Granit Xhaka (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e ka lënë të paqartë çështjen nëse Granit Xhaka do të vazhdojë të jetë kapiten i skuadrës.

Mesfushori shqiptar është bërë kryetemë në Angli pas sjelljeve të tij në momentin e zëvendësimit në ndeshjen ndaj Crystal Palace kur i shau tifozët e Topçinjve.


Strategu spanjoll ka dalë në konferencë për shtyp, ku iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën e krijuar, ndërsa një prej çështjeve kryesore ishte nëse 27-vjeçari do të vazhdojë ta bartë shiritin e kapitenit.

Xhaka i pakënaqur me reagimin e tifozëve të Arsenalit - i shau, e hoqi me shpejtësi fanellën dhe shkoi drejt tunelit
Lexo po ashtu Xhaka i pakënaqur me reagimin e tifozëve të Arsenalit - i shau, e hoqi me shpejtësi fanellën dhe shkoi drejt tunelit

“E kam shpjeguar pse e kam marrë këtë vendim (që Xhaka të bëhet kapiten). Ai i ka cilësitë, e ka respektin e zhveshtores, e ka përvojën dhe është kapiten i ekipit të tij përfaqësues (Zvicrës)”.

Unai Emery, Granit Xhaka (Foto: Getty Images/Guliver)

“Ai i plotëson kushtet për të qenë kapiten. E kam marrë këtë vendim dhe lojtarët e respektojnë këtë. Ai ishte i fortë të dielën dhe e mori gabimisht reagimin të dielën, si një kapiten”, ka thënë Emery.

Ndërsa i pyetur nëse kjo do të thotë se ai do të vazhdojë të jetë kapiten, i është përgjigjur: “Duhet të shkojmë hap pas hapi, hap pas hapi. Fillimisht ta rikuperojmë si njeri dhe si lojtar. Pastaj do të bisedojmë rreth asaj se si të përmirësohemi, si të vazhdojmë në atë mënyrë me të, me skuadrën dhe me të gjithë”.

“Tash për tash nuk flas dhe nuk dua të flas për këtë çështje. Ai duhet fillimisht që të rikuperohet. Nuk mund t’i parashikojmë rrethanat, sepse do të zhvillojmë një ndeshje të mërkurën, të shtunën dhe preferoj të vazhdojmë tutje duke bërë nga një hap dhe duke marrë vendimin më të mirë të mundshëm”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori