LAJMI I FUNDIT:

Emërimi i shefit të ri të AKI-së, flasin nga Presidenca

Emërimi i shefit të ri të AKI-së, flasin nga Presidenca

Për emërimin e shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë sot janë deklaruar për Telegrafin nga Zyra e Presidencës.

Bekim Kupina, këshilltar për media i ushtruese së detyrës së Presidencës tha për Telegrafin se Vjosa Osmani ka propozuar një emër për shef të AKI-së dhe presin që kryeministri të pajtohet me propozimin.


“U.d. Presidentja Osmani e ka propozuar një emër për shef të AKI-së. Meqë ky proces duhet të mbetet tërësisht konfidencial nuk mund ta bëjmë publik emrin tash për tash.  Presim nga Kryeministri që edhe ai të pajtohet me propozimin tonë”, tha Kupina. /Telegrafi/