LAJMI I FUNDIT:

Ema Andrea e zhveshur në rolin e saj në shfaqjen teatrale (Foto)

Ema Andrea e zhveshur në rolin e saj në shfaqjen teatrale (Foto)
Facebook/Ema Andrea

Ema Andrea është shfaqur unike dhe e pazëvendësueshme mbrëmjen e të shtunës, në rolin e nënës te shfaqja me regji të Dino Mustafic.

E gjithë shprehia e fytyrës, që në fillim ngjante pak si një lojë e saj me veten e që më pas u tjetërsua në një luftë gjatë se cilës harrohej se cili ishte emri i vërtetë i personazhit kryesor, plastika e trupit, lehtësia e lëvizjeve të saj brenda skenës, të gjitha këto, bashkë me frymëmarrjet e penguara, zvarritjet e stërmundimin për të “fituar” një bisedë absurde, e bën Emën të dukej një personazh tipik norvegjez, një njeri depresiv në karrierë, të cilit i ka ardhur ora të bëjë disa llogari me veten, shkruan Gazeta Dita.


(Foto: gazetadita.al)

“Nuk kemi kohë të ndalojmë dhe po humbasim dashurinë për nënën, miqtë, fëmijën, gruan. Ajo çfarë dua të them me këtë dramë është një temë e madhe, që e gjejmë jo vetëm në Ballkan, por në të gjithë botën. Pothuajse të gjithë ndjehemi si të burgosur”.

“Me këtë shfaqje ngremë pyetje, shprehim idetë tona, shfaqim emocionin dhe idetë pozitive, sepse teatri nuk është vetëm një akt estetik, por edhe një akt social. Vetmia e njeriut është tema më e afërt e aktualitetit që po jetojmë. Ja, unë kam reflektuar”.

(Foto: gazetadita.al)

“Sapo të mbarojë shfaqja, kam menduar të marr nënën time në telefon”, citohet të ketë thënë regjisori i shfaqjes gjatë një konference për shtyp.

Mustafic, duke folur për karakteret e shfaqjes, shtoi se “këta njerëz nuk janë të lumtur, sepse ritmi i jetës dhe morali i shoqërisë u ka bërë vrima në trupat e tyre bosh dhe se, për këtë arsye, impulset e tyre në shfaqje kanë qenë të rënda”.

(Foto: gazetadita.al)

Gozhdoi shoqëritë edhe kur tha se meshkujt e grupimeve patriarkale janë mësuar të thithin femrën deri në marrjen e frymës dhe se baballarët kanë bërë fajtore nënat para të bijve për çdo gjë që ka ndodhur”. Është shfaqja e tretë me të cilën ai vjen në Tiranë dhe një arsye e madhe, sipas tij, janë edhe aktorët e mirë.

Ema Andrea ka thyer tabutë me interpretimin e saj në këtë shfaqe, duke u futur thellësisht në brendësi të rolit, dhe duke përcjellë ashtu siç duhej personazhin e saj, pa censurë dhe pa zbukurime.

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori