LAJMI I FUNDIT:

Elvis Myrtaj përlot me historinë e tij të jetës – takim emocionues me të atin në Big Brother

Elvis Myrtaj përlot me historinë e tij të jetës – takim emocionues me të atin në Big Brother

Elvis Myrtaj ka bërë një rrëfim emocional në spektaklin e natës së sotme (e martë) në Big Brother VIP Albania 3.

Ai ka treguar për linjën e jetës, vështirësitë që ka hasur si dhe një pjesë të madhe të kohës ia ka kushtuar të atit.


Krejt në fund, gazetari është befasuar në shtëpi nga babai, i cili po e priste në dhomën e ndjenjës.

Foto: Screenshot/YouTube

Rrëfimi i plotë i Elvisit (pa ndërhyrje):

“Unë jam Elvis Myrtaj. Kam lindur më 16 gusht 1986. Jam djalë i fundit i familjes. Një familje e vogël, por të lumtur.

Jam rritur në një lagje që ka pasur një komunitet shumë të lumtur dhe si rrjedhojë e kësaj edhe unë kam pasur një fëmijëri shumë të lumtur.

Në pranverën e vitit 2004 për shkak të një problemi që kishte babai im me biznesin, filluan problemet e para ekonomike. Merresha me aktivitete në shkollë dhe bënim ekskursione të asaj kohe. Gjendja ekonomike ishte e vështirë dhe për shkak i thashë familjes time që nuk do të shkojë.

Babai im ka hyrë në shtëpi me 100 mijë euro dhe 100 mijë lekë, i kishte marrë borxh për mua që të mos ndahesha me shokët. Ky ka qenë një nga momentet më të bukura të jetës time ku kuptova që në një familje të lumtur arrihet çdo gjë.

Këtë vit që lamë ishte viti më i vështirë i jetës time, babait tim vazhdimisht i binte imuniteti, ai ka pasur hemoragji të brendshme dhe e gjitha vinte nga kjo. E shtruam në spital, por prej katër ditësh qëndroi në gjendje kome. Të them të drejtën, shpresat humbën dhe mendova se e humba.

Nuk e kisha menduar se do e përjetoja kështu. Një telefonatë më dha shpresë se gjendja e babait u përmirësua, kjo ishte ndjesia më e mirë që kam marrë ndonjëherë.

Pas këtij momenti, për shkak të situatës që kam kaluar, nuk kam pasur një gjendje të mirë psikologjike. Mund të kem kaluar në depresion.

Kisha frikë të konsultohem me një psikolog nga përgjigjet që do të merrja. Doja të gjeja veten sepse e kisha humbur veten. Frymoja kot. Nuk kisha lloj motivi, emocioni”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube