Një studim i kohëve të fundit që përfshin mbi 3,600 punëtorë në industrinë e teknologjisë ka zbuluar se Elon Musk, është lideri “më frymëzues” në këtë industri për vitin 2019.
Pas drejtorit ekzekutiv të Tesla dhe SpaceX renditen titanët e tjerë të teknologjisë të disa prej kompanive më të mëdha në botë, përfshirë Jeff Bezosin e Amazon, Satya Nadella të Microsoft dhe Jack Ma i Alibabas.
Sondazhi u krye nga kompania kërkimore Hired. Për raportin e saj, kompania u kërkoi të anketuarve të saj të renditnin drejtuesit e teknologjisë që ata konsiderojnë si frymëzues. Musk doli në krye, shkruan Teslarati, përcjell Telegrafi.
Ekzistojnë disa arsye pse ekzekutivi i SpaceX dhe Teslas u vlerësua si më frymëzuesi. Një nga këto arsye është fakti që ai nuk frikësohet t’i vendos vetes qëllime të mëdha.
Në një kohë, kur ideja e fluturimit privat hapësinor konsiderohej e çmendur, ose ideja e një makine elektrike konsiderohej e papranueshme; megjithatë me vendosmërinë e Muskut këto gjëra tani janë bërë realitet. Ai ka një tendencë të mos i mbajë premtimet për shkak të optimizmit të tij, por gjithsesi i përmbush ato, edhe pse pak vonë.
Një arsye tjetër e cilësive frymëzuese të Muskut është mungesa e hezitimit të tij për të vendosur veten në rrezik. Gjatë ditëve të para të SpaceX, Musk investoi gjithçka në suksesin e kompanisë hapësinore dhe udhëhoqi Teslan gjatë krizës financiare për ta ndihmuar atë të lundronte në një periudhë të pafalshme që madje as General Motors nuk ishte në gjendje të mbijetonte.
Musk kurrë nuk e ka braktisur këtë zakon. Ai fjeti mbi një divan në njërën prej dhomave të konferencave të fabrikës së Teslas, kur kompania po përballej me probleme të mëdha. Kur u pyetën pse ai vendos ta fusë veten në rrezik dhe siklet, Musk ishte u tregua i sinqertë.
“Arsyeja që fjeta në dysheme nuk ishte se unë doja që rrethanat e mija të ishin qëllimisht më të vështira se kushdo tjetër në kompani. Çfarëdo dhimbjeje që ndjenë ata, unë doja që imja të ishte më e madhe. Kjo është arsyeja pse unë e bëra atë”, kishte thënë Musk.
E njëjta gjë vlen për përmirësimet e kompanisë në teknologjinë e saj Autopilot. Në një deklaratë për shtypin, anëtarët e ekipit të zhvillimit të kësaj teknologjie zbuluan se Musk përdor veten si subjektin kryesor të testimit për sistemet e kompanisë. Kjo rezulton në njëfarë rreziku për shefat, me anëtarët e ekipit duke deklaruar se Musk e gjen veten në “situata në të cilat shumë prej nesh nuk do të dëshironte të futej”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi