LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk do të bëjë audicion për rolin e drejtuesit të ‘Saturday Night Live’

Elon Musk do të bëjë audicion për rolin e drejtuesit të ‘Saturday Night Live’
(Foto: Twitter/Elon Musk)

Drejtori gjeneral i kompanisë Tesla, Elon Musk, do të drejtojë shfaqjen e njohur amerikane Saturday Night Live për herë të parë më 8 maj të këtij viti. Miley Cyrus do të shfaqet si një e ftuar muzikore dhe kjo do të jetë paraqitja e saj e gjashtë në këtë emision.

Lajmi u bë i ditur menjëherë pasi kapsula e pasagjerëve, Crew Dragon, u ul me sukses në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Kjo është gjithashtu hera e parë që një kompani private (SpaceX, pronar i të cilës është Musk) dërgon një anije kozmike me njerëz në hapësirë.


Një hap i rëndësishëm është ndërmarrë për të ardhmen e industrisë tregtare të udhëtimeve në hapësirë.

Për pjesëmarrjen në programin e famshëm, miliarderi njoftoi përmes Twitterit. Paraqitja e Musk në SNL do të bëhet disa ditë pasi djali i tij X Æ A-Xii feston ditëlindjen e tij të parë (4 maj).

Muajin e kaluar, 49-vjeçari ndau një fotografi familjare nga Teksasi ku dëshiron të krijojë një qytet të ri që do të quhet Starbase.

Ai dëshiron të riemërtojë dhe të ridekorojë qytetin ekzistues Boca Chica, ku SpaceX po zhvillon dhe po lëshon prototipet e anijes Starship.

Shumë u befasuan nga zgjedhja e menaxhmentit të Saturday Night Live për ta ftuar Muskun si mikpritës, sepse në emision rëndom shfaqen aktorët dhe muzikantët, e jo manjatët e biznesit.

Nikoqirë të mëparshëm të këtij sezoni kanë qenë Nick Jonas, Maya Rudolph, Chris Rock, Issa Rae, Dave Chappelle, Jason Bateman, Timothee Chalamet dhe Kristen Wiig. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori