Njësoj si Selena Gomez, edhe Ellie Goulding ka vendosur që albumin e saj të ri ta promovojë me foto të nxehta.

28 – vjeçarja sapo ka postuar dy foto të cilat do të jenë në kopertinën e albumit “Delirium”.

Ajo shfaqet topless dhe tepër sensuale duke treguar bukurinë e saj natyrale.


“Delirium” do të dalë në treg më 6 Nëntor dhe vetë Ellie Goulding beson se ky album, i treri në karrierën e yllit të pop –it, do të jetë “i madh, më i mirë dhe më guxues”.

Kohët e fundit po vihet re një tendencë në rritje e këngëtarëve të famshëm për t’i promovuar projektet muzikore me anë të fotove topless, apo edhe nudo. Njësoj si Goulding, Selena Gomez postoi një foto nudo për të promovuar albumin e ardhshëm. /Telegrafi/