Prezantuesja shqiptare, Elita Rudi, është duke e shijuar jetën si nënë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj reperi, Gjiko, para pak muajve u bënë prindër për herë të parë të një djali të cilët e pagëzuan me emrin Zëri.

Meqë është aktive në rrjetet sociale, ajo së fundmi ka ndarë një fotografi të Gjikos dhe djalit derisa iu bën një dedikim të veçantë. “Te bashkëshorti im e gjej dashurinë e vërtetë, te fëmija im dashurinë e pastër”, ka shkruar Elita.

Elita Rudi (Foto: Instagram/elitarudi)

Elita ka premtuar se do të rikthehet me projektet e saj televizive, kurse Gjiko së shpejti pritet të publikojë këngën e re.

Ai në qershor ka paralajmëruar ‘mixtape-in’ e ri pas atij të publikuar vitin e kaluar “Energjiko”. Reperi gjithashtu do të fillojë me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme anembanë trojeve shqiptare. /Telegrafi/

View this post on Instagram

NJE NXEMJE E LEHT PARA SUPER HITIT 😤🔥 Un si thirri dostat n’ferka un vi i kryj vet E mar thiken e t’hi studio ti kpus kabllat edhe vesht Ta mar mikrofonin vi e bi n’mahall tem e ja nisi me repit e met tregu qe im the best Se jom fresh si abdes bereqet si sofrabez Ti je harabel n’mengjes, mos mu shkun un troha ti des E kto fjale jo nuk din mu nal si uji n’bunar Qysh me ja zbardh ftyren babes kur un n’gjep e kom do mall Qe rrug t’ftofta si acar i mloj krejt si bora bardh, qeshtu jom kon prej klases par, gjeth me pas vendin e par Bojsha qa bojsha kese rrutullojsha durt i hukatsha e paret i kapsha Se isha broke e nrrug shitsha drog Bari reperave e tallavagjive kok Ty e pa qa po bojn, tu e dite qe di me bo ma mire Ket qim none loje qe sod gjikon e thir bir Porsha n’parking jahti n’det, djali n’gjume Gruja n’tel o kam thirr me bo bum bum Po jom bussy shume tu i vra si plum Qe qetu qe qetu n’studio tu ju bo zullum Kur vi ka bina kallet gasolina, ngrehi malina I hajm si patatina, si chipsa, si smoki Si shtapiqa i hajna kto bitcha

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on May 29, 2019 at 12:16pm PDT