LAJMI I FUNDIT:

Elita Rudi kujton Arlind Gjikollin: Qëllimet dhe mësimet e njerëzve të mëdhenj nuk vdesin kurrë

Elita Rudi kujton Arlind Gjikollin: Qëllimet dhe mësimet e njerëzve të mëdhenj nuk vdesin kurrë

Të hënën, më 5 dhjetor ndërroi jetë artisti i madh dhe drejtori menaxhues i Telegrafit, Arlind Gjikolli i njohur edhe si Gjikla.

Për vdekjen e tij erdhën reagime të shumta nga figura politike, artistë, kolegë, miq e familjarë.

Humbja e tij e hershme la zbrazëti tek secili që e njohu ndërsa Gjikla po vazhdon të kujtohet për mirësinë dhe veprat që la pas.


Foto: Elita Rudi/Instagram

Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi ditën e sotme (e diel) ka bërë një tjetër dedikim prekës për Gjiklën duke shpërndarë një nga mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me të.

Ndërsa në një tjetër shkrim, prezantuesja u shpreh duke thënë se ‘humbjet e mëdha janë plagë të përhershme në zemër’.

“Humbjet e mëdha janë plagë të përhershme në zemër. Qëllimet dhe mësimet e njerëzve të mëdhenj nuk vdesin kurrë. Ti, na mësove dhe tashmë mësimet tua po jetësohen!. Në përjetësi, Arlind”, ka shkruar Elita.

Foto: Elita Rudi/Instagram

Kujtojmë që Gjikla ishte themeluesi dhe shtylla krijuese e grupit WNC nga Peja, që zhanrin e muzikës rep në Kosovë e çoi në një stad më të zhvilluar, qoftë me tekste të angazhuara, me muzikë apo me interpretim. “Çka kom pasë”, “Qikat e mira”, “Për ty” … janë disa nga këngët e këtij grupi, që edhe sot dëgjohen dhe frymëzojnë gjeneratat e reja.

Pas grupit WNC, Gjikla ka vazhduar edhe solo-karrierën, me tekste që kundërshtonin anomalitë e shoqërisë së Kosovës.

Në dhjetë vjetët e fundit, Gjikla ishte COO (Drejtor Menaxhues) i Telegrafit. Si person që jetonte me kohën dhe që donte përparimin, ai dha kontribut të madh në zhvillimin dhe rritjen e këtij portali. Gjikla ka qenë një nga shtyllat e risive teknologjike që Telegrafi çdo vjet ka sjell për lexuesit shqiptarë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Valon Syla hedh poshtë aludimet se do të jetë analist në Big Brother VIP Kosova 3

Valon Syla hedh poshtë aludimet se do të jetë analist në Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Reagimi interesant i Hailey Bieber mbi marrëdhënien e Justin-it me Diddy-n

Reagimi interesant i Hailey Bieber mbi marrëdhënien e Justin-it me Diddy-n

Magazina
Milaim Zeka i tregon Xhuli Nurës për gabimin që ka bërë në edicionin e parë të Big Brother

Milaim Zeka i tregon Xhuli Nurës për gabimin që ka bërë në edicionin e parë të Big Brother

Magazina
Çfarë dinte Bono që e evitoi puthjen e Diddyt në Golden Globes 2014?

Çfarë dinte Bono që e evitoi puthjen e Diddyt në Golden Globes 2014?

Magazina
Justin Bieber tha se donte ‘të mbronte' Billie Eilish nga industria muzikore, në videon që u rishfaq pas arrestimit të Diddy-t

Justin Bieber tha se donte ‘të mbronte' Billie Eilish nga industria muzikore, në videon që u rishfaq pas arrestimit të Diddy-t

Magazina
Yjet e famshëm pranojnë marrëveshje për pranimin e fajësisë për të shmangur akuzat në rastin e Diddy

Yjet e famshëm pranojnë marrëveshje për pranimin e fajësisë për të shmangur akuzat në rastin e Diddy

Magazina
Kalo në kategori