Elita dhe Gjiko zgjedhin Egjiptin për pushimet e tyre romantike


Moderatorja e njohur, Elita Rudi, dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, kanë nisur pushimet verore, duke zgjedhur Egjiptin si destinacionin e tyre për disa ditë relaksi larg angazhimeve të përditshme.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, çifti ka ndarë me ndjekësit pamje nga udhëtimi i tyre, ku nuk kanë munguar momentet romantike dhe atmosfera luksoze.
Në fotografitë e publikuara në Instagram, Elita shfaqet elegante e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë blu, të kombinuar me aksesorë që i përshtaten ambientit ku po kalojnë pushimet.
Krahas imazheve, moderatorja ka shkruar: “E humbur në netët arabe”, duke përshkruar atmosferën e mbrëmjeve që po shijon në Egjipt.
Elita dhe Gjiko, të cilët janë prindër të dy fëmijëve, Zërit dhe Botës, vazhdojnë të gjejnë kohë për momente të veçanta si çift.
Në mesin e fotografive të publikuara bie në sy edhe një imazh romantik, ku ata shfaqen të përqafuar pranë pishinës nën dritat e natës. /Telegrafi/











































