Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar njofton se xhaz-kompozitorja dhe këngëtarja shqiptaro-zvicerane me famë ndërkombëtare, Elina Duni, është mysafire e veçantë në Gala mbrëmjen e Fondit kosovaro-amerikan për edukim, “The Night of The Rising Stars”, që do të mbahet të premten, me 23 shtator, 2016, në Prishtinë, Kosovë.
“The Night of The Rising Stars” do të jetë ngjarje bamirësie me qëllim të përkrahjes së të rinjve të talentuar kosovarë përmes bursës për programe master – KAEF.
Njëherësh, kjo mbrëmje synon që t’i festojë të arriturat e Kosovës në fushën e edukimit, prodhimtarisë dhe të kulturës.
Mbrëmja do të zë vend në ambientin idilik të Muzeut Etnologjik dhe do të shoqërohet nga një mini-koncert i ish-bursistëve të KAEF-it, të udhëhequr nga Shpat Deda (përfitues i KAEF-it), për të vazhduar me koncertin e këngëtares Elina Duni. Në mbrëmjen e ngjarjes, Muzeu Etnologjik do të jetë i hapur për mysafirët.
Përmes përkrahjes së kësaj mbrëmjeve, në jetëgjatësinë e programit KAEF kanë kontribuar: Limak Kosova, KOSTT, BPB, ECIKS, Muzeu i Kosovës, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Restorani Tiffany, Korporata Dukagjini, AMM, AVC, VAS Tour, Hotel Emerald, Hotel Nartel dhe Rrota.
Fondi kosovaro-amerikan për Edukim (KAEF) ofron bursa për studime master në disa prej universiteteve më të mira amerikane. KAEF është burim i rëndësishëm për studentët e talentuar Kosovarë që të fitojnë dituri shtesë dhe të njihen me mundësi të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri më sot, KAEF ka ndarë 87 bursa që nga viti 2005 për një grup të rinjsh të talentuar nga Kosova”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania
Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?