LAJMI I FUNDIT:

Elia Zaharia flet sërish për konfliktin me Princ Lekën: Për hir të vajzës sime kam zgjedhur të mos baltos askënd

Elia Zaharia flet sërish për konfliktin me Princ Lekën: Për hir të vajzës sime kam zgjedhur të mos baltos askënd

Elia Zaharia ka bërë një lidhje telefonike në emisionin “Zona Zero” në Top Neës, ku ka rrëfyer në detaje për konfliktin me Princ Lekën.

Në një bisedë me Milaim Zekën, aktorja shqiptare tha se sherri me ish-bashkëshortin ishte një ‘rrufe në qiell të hapur’, pasi deri në ato momente procesi i ndarjes po bëhej në mënyrë të qetë.


Ajo tutje shtoi se vajza e tyre, princesha Geraldina, ishte e pranishme në konfliktin mes Princit Leka dhe babait të saj.

Foto: Screenshot/YouTube

Pjesë nga biseda e tyre:

Zeka: Si jeni njohur me Princin?

Elia Zaharia: Jemi njohur në Tiranë gjatë pushimeve verore, kur unë kthehesha një herë në vit për të takuar familjarët.

Zeka: Kishe dëgjuar që nga oborri mbretëror ishte planifikuar që Princi të martohej me vajzën e ish presidentit Rugova, Teutën?

Elia Zaharia: Asnjëherë, nuk janë diskutuar këto gjëra. Nuk kam një koment se nuk është diçka që më përfshin.

Zeka: Pse keni reaguar në mënyrë aq të rreptë apo agresive, në video?

Elia Zaharia: Unë arsyet i kam sqaruar edhe në organet përkatëse. Për shkak të konfrontimit që pashë midis ish-bashkëshortit tim dhe babait. Nuk do të kisha zgjedhur kurrë që kjo të ndodhte, dhe aq më tepër të servirej kjo, pasi është një moment intim, familjar. Përpos statusit, unë jam njeri prej mishi, gjaku dhe shpirti.

Zeka: Reagimi yt lidhet me atë anë njerëzore…

Elia Zaharia: Po por nuk do të doja të zgjatesha për diçka që është në organet hetimore. Nuk ka asnjë arsye tjetër, çdo gjë ka qenë e sqaruar paraprakisht. Kjo që na ndodhi për familjen time ishte një rrufe në qiell të hapur, pasi ndarja po shkonte normalisht.

Zeka: Vajza si e ka pritur këtë?

Elia Zaharia: Në konfrontimin tim me Princ Lekën, vajza nuk ka qenë e pranishme, por ka qenë e pranishme gjatë konfrontimit të tij me babanë tim, për këtë jam e lënduar. Për hir të vajzës time kam zgjedhur të mos baltos askënd. Çdo gur që sot hidhet mbi mua apo babanë e saj, nesër do të kthehet në peshë për të.

Vlen të ceket që ditën e djeshme (e hënë) ishte shtyrë seanca meqë mungoi Princ Leka. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Magazina
Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Magazina
Kalo në kategori