Elhaida Dani mban zi për Turqinë

Pas ngjarjeve tragjike në shtetin tuk, ku pothuajse çdo ditë po vriten ushtarë të këtij vendi shkaku i sulmeve të njëpasnjëpshme të terroriste të kurdëve, ka ardhur deri tek anulimi i një koncerti të Elhaida Danit.
Këngëtarja ka njoftuar anulimin e koncertit të saj në qytetin e Shkodrës, ku pritej që të këndonte me rastin e evenimentit të titulluar “Ditët e Turqisë”, transmeton Telegrafi.
“Me vjen keq te lajmeroj qe koncerti i planifikuar per neser ne Shkoder, organizuar nga shoqata turke ‘Junus Emre’, do te shtyhet per shkakun humbjeve te dhimbshme dhe situaten e zise qe ka kapluar Turqine keto jave te fundit”, ka shkruar Elhaida në llogarinë e saj në Instagram.
Ambasada turke në Shqipëri kishte përzgjedhur Elhaidën pasi që ajo njihet se di të këndojë edhe këngë në gjuhën turke. /Telegrafi/



















































