LAJMI I FUNDIT:

Ministri Krasniqi takoi homologun estonez, diskutuan për fushat e bashkëpunimit në nivelin lokal

Ministri Krasniqi takoi homologun estonez, diskutuan për fushat e bashkëpunimit në nivelin lokal

Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, sot është pritur në takim nga ministri i Administratës Publike të Republikës së Estonisë, Jaak Aab me të cilin diskutuan për fushat e bashkëpunimit në nivelin lokal.  

Përmes një postimi në rrjeti social në Facebook, Krasniqi ka shkruar se ministri estonez e ka konfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të mbështetur Kosovën në rrugën transformimit digjital.


“Sot jam pritur në takim nga Ministri i Administratës Publike të Republikës së Estonisë, Jaak Aab me të cilin kam diskutuar për fushat e bashkëpunimit në nivelin lokal, transformimit digjital të komunave, rrugës së Kosovës për tu bërë pjesë e Partneritetit për Qeverisje të Hapur – OGP si dhe për kërkesën e dorëzuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës nga ana e Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij takimi ministri estonez e konfirmoj gatishmërinë e shtetit të tij për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj të transformimit digjital duke ofruar përvojat e tyre në reformën e nivelit lokal, qeverisjes digjitale, financat lokale, etj”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, në fund të takimit u pajtuan që ky bashkëpunim do të formalizohet duke pas parasysh gatishmërinë dhe mundësinë konkrete të bashkërendimit të veprimeve që edhe Kosova të përfitoj nga kjo përvojë digjitale e qeverisjes së mirë, reformimit të pushtetit lokal për të mirën e qytetarëve, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies dhe të ofrimit të shërbimeve në kohë reale për qytetarët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori