LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët mbretërorë kritikojnë filmin biografik të Princeshës Diana: “Spencer” i heq asaj respektin dhe dinjitetin

Ekspertët mbretërorë kritikojnë filmin biografik të Princeshës Diana: “Spencer” i heq asaj respektin dhe dinjitetin

Ekspertët mbretërorë kanë kritikuar filmin e ri “Spencer” me protagoniste aktoren Kristen Stewart duke thënë se i heq princeshës së ndjerë Diana “respektin dhe dinjitetin” e saj dhe është “pa i pajustifikueshëm”.

Skenat në shfaqjen e filmit biografik të princeshës Diana – e cila vdiq në një aksident automobilistik në moshën 36 –vjeçare, portretizojnë princeshën duke shpërthyer në lot para djalit të saj Princit William kur lufton me çrregullimin e saj të ngrënies dhe dëmtimin e vetvetes, shkruan DailyMail.


Në skenat veçanërisht shqetësuese nga filmi i ri, Diana e trishtuar fantazon të hidhet poshtë shkallëve dhe të mbytet me një gjerdan me margaritarë të dhuruar nga burri Princi Charles.

Pjesë të tjera të filmit detajojnë buliminë e saj teksa vjell dhe madje përjeton halucinacione për vdekjen e saj.

Ingrid Seward, kryeredaktore e Revistës “Majesty”, tha për The Sun: “Është vërtet mizore ta portretizosh kështu. Është krejtësisht e panevojshme”.

“William dhe Harry do të zemërohen shumë dhe do të lëndohen për këtë. Ata do ta kenë të tmerrshme që nëna e tyre po portretizohet në një film kaq të madh në këtë mënyrë”, tha ajo.

Biografja dhe ekspertja mbretërore Penny Junor u pajtua dhe tha: “Është pa nevojë ky film. William i shkretë është gjithçka që mund të them, dhe le ta lëmë Dianën me një copë respekti dhe dinjiteti”.

“Unë e di që William ishte atje kur ajo ishte e pakënaqur, por më duket se filmi është në fakt i pasaktë”, shtoi ajo.

Në një skenë tjetër William shihet duke iu lutur nënës së tij të zbresë për darkë pasi ajo mbyllet në dhomën e saj, duke vuajtur.

William bërtet: “Mami, mami…mami, ti ke thënë të të tregojë nëse je vërtet budallaqe. Ti je vërtet budallaqe”.

“Të lutem mami, ne duhet të ulemi para gjyshes. Mami thjesht fik mendjen. Mos mendo për këtë deri pas darkës për hir të të gjithëve”, dëgjohet William duke i thënë asaj në film.

Diana pastaj del nga dhoma me grimin që i rrjedh në faqe dhe pyet djalin e saj nëse e ka parë Camilla Parker Bowles në kishë në mëngjesin e ditës së Krishtlindjes.

Kjo vjen pasi nëntorin e kaluar ekspertët mbretërorë kritikuan skenat grafike në serialin “The Crown” që portretizuan luftën e Princeshës Diana me buliminë.

Në një sekuencë shqetësuese, Diana, rol i luajtur nga Emma Corrin u shfaq duke vënë gishtat poshtë fytit për t’u sëmurë, pas një debati të ashpër me Princin Charles.

Në një skenë tjetër, ajo u pa duke u ushqyer me ëmbëlsira para se të detyronte përsëri veten të ishte e sëmurë në një tualet në pallat.

Dhe nuk kaloi shumë kohë para se fansat të lajmëroheshin në Twitter për të diskutuar skenat ‘zemërthyese’.

“Të shohësh Dianën duke luftuar me buliminë është shumë e trishtueshme”, komentoi njëri, ndërsa një i dytë pranoi: “Ajo skenë e bulimisë ishte aq e vështirë për t’u parë”.

Disa nga skenat ishin aq grafike sa shikuesve u jepet një paralajmërim në ekran në fillim të tri episodeve ku u përshkrua bulimia e saj.

Biografët mbretërorë kanë pyetur nëse “The Crown” mund ta kishte trajtuar këtë temë me ndjeshmëri më të madhe.

Shkrimtarja Ingrid Seward tha për DailyMail: “Ishte një gjë e rëndësishme në jetën e saj të re, kështu që unë mendoj se duhet të përshkruhet në një farë mënyre”.

“Do të ishte absolutisht mirë që ajo të përkulej mbi tualet, por unë nuk mendoj se ju keni nevojë për detaje të tilla. Mendoj se ndoshta ishte zbukuruar pak më shumë”.

Trailer-i i parë i filmit “Spencer” u publikua muajin e kaluar.

Ngjarja e filmit përqendrohet në vitin 1991 dhe data për publikim është vendosur të jetë 5 nëntori i këtij viti.

Skenari, i shkruar nga skenaristi anglez Steven Knight, i cili gjithashtu ka shkruar “Peaky Blinders”, në film nënvizon momentet kur Diana kupton se ajo duhet të “shmanget nga një rrugë që e vë atë në linjë për të qenë një ditë Mbretëreshë”.

Regjisori Pablo Larraín shpjegoi se drama nuk do të thellohet në vdekjen tragjike të Dianës, por përkundrazi do të përqëndrohet në marrëdhënien e saj me burrin e saj mbretëror dhe dashurinë që ajo ka për fëmijët Princi William dhe Princi Harry.

Regjisori tha: “Ne vendosëm të futemi në një histori rreth identitetit, dhe rreth asaj se si një grua vendos disi, të mos jetë Mbretëresha”.

“Ajo është një grua që, në udhëtimin e filmit, vendos dhe kupton se ajo dëshiron të jetë gruaja që ishte para se të takonte Charles”, shtoi regjisori. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori