LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive/ Lenjani: Tramezzani si ‘oktapod’, e qëlloi se do të shënoj gol

Ekskluzive/ Lenjani: Tramezzani si ‘oktapod’, e qëlloi se do të shënoj gol

Shqipëria humbi ndeshjen miqësore ndaj Austrisë 2-1, por në pjesën e dytë ‘shqiponjat’ treguan fytyrën e tyre të vërtetë.

Golin e vetëm për Shqipërinë në këtë takim e shënoi Ermir Lenjani, futbollisti fantastik nga Kamenica, i cili ishte ndër më meritorët për kualifikimin e ‘kuqezinjve’ në Francë 2016.

Në një prononcim për Telegrafin, Lenjani ka folur për paraqitjen e Shqipërisë ndaj Austrisë, golin e shënuar si dhe ndeshjen e radhës.


“Ishte një ndeshje me dy fytyra. Në pjesën e parë ne nuk ishim vetvetja dhe gabuam, por në të dytën treguam se kush jemi dhe bëmë një ndeshje të mirë”, deklaroi Lenjani për Telegrafin.

Tutje, Ermiri ka folur edhe për golin e shënuar, duke e vlerësuar atë por thotë se më shumë do ta gëzonte një rezultat pozitiv.

“Jam i lumtur me golin e shënuar pasi me atë i bëra të lumtur shumë tifozë të pranishëm në stadium, por më shumë do të isha i kënaqur sikur të merrnim një rezultat pozitiv. Të shënosh me fanellën e Shqipërisë është diçka e jashtëzakonshme dhe jam me fat që e kam përjetuar këtë gjë”, deklaroi Lenjani, duke treguar edhe një detaj shumë interesant para ndeshjes.

Ndihmës trajneri i Kombëtares, Paolo Tramezzani disa orë para ndeshjes kur ishin në lift së bashku me lojtarët i ka thënë se do të shënonte gol, pasi italiani ka pasur një parashikim të saktë.

“Ishim në ashensor unë, Paolo dhe disa lojtarë tjerë. Duke zbritur ai më ka marrë dorën dhe më ka shkruar “gol”, duke më thënë se do të shënoja. Pas ndeshjes ia tregova dorën që kishte shkruar në të dhe më tha “E kam ditur që do të shënosh gol, jam krenar me ty që të kam në Kombëtare””, tregon Lenjani për Telegrafin duke qeshur.

Në fund, Ermiri flet për ndeshjen e radhës ndaj Luksemburgut dhe kampionatin evropian ‘France 2016’.

“Ndaj Lukesmburgut do të jetë një ndeshje tjetër nga ajo që u zhvillua me Austrinë, pasi ishim dy skuadra të evropianit. Ndërkohë tani do të synojmë të marrim rezultat pozitiv”, u shpreh Lenjani.

Goli ndaj Austrisë ishte i dyti në fanellën e Shqipërisë për Ermirin, pasi më parë ai ka shënuar edhe ndaj Danimarkës, ndërsa ka qenë njeriu kryesor edhe në fitoren ndaj Armenisë kur asistoi për Shkëlzen Gashin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Kalo në kategori