LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia britanike tkurret ndërsa vendi pritet të largohet nga BE

Ekonomia britanike tkurret ndërsa vendi pritet të largohet nga BE

Ekonomia britanike u tkurr në tremujorin e dytë të vitit, për herë të parë që prej 2012-s, një sinjal negativ ky teksa vendi bëhet gati të largohet nga Bashkimi Europian më 31 tetor.

Sipas mediave ndërkombëtare, stërlina ra në nivelin më të ulët të 31 muajve të fundit kundrejt dollarit, pasi të dhënat tregonin se të ardhurat në ekonominë e pestë më të madhe në botë ranë me 0.2 për qind në tre muajt e dytë të vitit, krahasuar me ato të tremujorit të mëparshëm.


Me qeverinë e Boris Xhonson që është zotuar të largohet nga BE në datën e caktuar, me apo pa një marrëveshje tranzicioni, parashikimi për pjesën tjetër të 2019-s është i pasigurt. Rritja ekonomike ndërkohë ka rënë në 1.2 nga 1.8 për qind që ishte në tremujorin e parë, konfirmoi zyra britanike e statistikave.

Sipas ekspertëve, nuk ka vend për dyshim se ekonomia po hyn në ngërç, pavarësisht se të dhënat nuk janë shumë të qëndrueshme. Në këto rrethana, kanë shtuar ata, ekonomia britanike mbetet në buzë të humnerës sa i takon ecurisë së saj në tremujorin e tretë, përcjell RTSH.

Kjo, nisur nga fakti se rritja ekonomike në qershor ishte më e dobëta që prej gushtit të vitit 2013, vetëm 1 për qind. Situatës së vështirë i shtohet edhe pasiguria e shkaktuar nga lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Në trend Botë

Më shumë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Azia
Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori