LAJMI I FUNDIT:

Ekipi FURIA thuhet se do të bëjë ndryshime në listën e tyre të CS:GO

Ekipi FURIA thuhet se do të bëjë ndryshime në listën e tyre të CS:GO

Siç duket ekipi brazilian FURIA ka filluar me ndryshimet e para në formacion, pak para lansimit të Counter-Strike 2.

André “⁠drop⁠” Abreu supozohet se është pranë largimit, pasi brazilianët kërkojnë të rindërtojnë listën e tyre pas një sezoni të dobët pranveror, sipas dust2br.


Drop kishte qenë pjesë e formacionit të FURIA për gati dy vjet, kur ai u promovua nga lista e akademisë së organizatës si zëvendësues për Lucas “⁠honda⁠ ” Cano.

FURIA janë në kërkim të një lojtari më me përvojë për të zëvendësuar drop, por çmimet e mëdha mund ta dërgojnë FURIA drejt promovimit të lojtarit të akademisë, Kaue “⁠kauez⁠” Kaschuk.

Lëvizja vjen mes raporteve më të gjera të interesimit të FURIA për kapitenin legjendar, Gabriel “FalleN” Toledo.

Dust2br gjithashtu deklaroi në raportin e tyre se FalleN, do të zinte vendin e Rafael “⁠saffee⁠” Costa në ekip, ka pasur një takim me organizatën FURIA, rreth një nënshkrimi të mundshëm, por asgjë nuk është konfirmuar ende.

FURIA janë pjesë e turneut IEM Cologne dhe do të luajnë nga data 25-26 korrik, siç duket me një formacion të ri. /Telegrafi/