LAJMI I FUNDIT:

‘Ekipi i ëndrrave’ të Johan Cruyff është i mbushur me legjenda të futbollit

‘Ekipi i ëndrrave’ të Johan Cruyff është i mbushur me legjenda të futbollit

Autobiografia e Johan Cruyff me titullin “My turn” paraqiti një pjesë të formacionit të ëndrrave të tij të të gjitha kohërave dhe është një pasqyrë tërheqëse për filozofinë e tij.

Legjenda e futbollit holandez do të kishte mbushur sot 73 vjet dhe ia vlen të kujtojmë mendjen shkëlqyese që ai kishte për futbollin.


Në këtë ditëlindje të tij, mediat kanë publikuar një formacion të ëndrrave të krijuar nga Cruyff, ku gjenden lojtarët që ai admiroi më shumë – përfshirë lojtarët që ai luajti me ta dhe disa që i menaxhoi.

Fansat renditin 30 lojtarët më të mirë në histori të Barcelonës - Lionel Messi i treti, vendi i parë befasi totale
Lexo po ashtu Fansat renditin 30 lojtarët më të mirë në histori të Barcelonës - Lionel Messi i treti, vendi i parë befasi totale

As Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo nuk paraqesin në ekip, por është e mbushur me sulmues legjendar si Garrincha, Alfredo Di Stefano dhe Diego Maradona.

Në mbrojtje, Cruyff zgjodhi lojtar si Carlos Alberto ashtu edhe Franz Beckenbauer – dy kapitenë fitues të Kupës së Botës.

Ai gjithashtu arriti të gjente një vend për lojtarin e tij, tani trajnerin Pep Guardiola, me të cilin bashkëpunoi dhe transferoi filozofinë dhe mësimet e tij të famshme.

Bosi i Manchester Cityt Guardiola ende citon holandezin Cruyff si një nga njerëzit me ndikimin e tij më të madh.

Në formacionin e legjendës holandez ka zënë vend edhe portieri legjendar Ley Yashin dhe Bobby Charlton dhe Ruud Krol.

Ndryshe, Cruyff vdiq për fat të keq në vitin 2016 pas një beteje me kancerin, por dashuria e tij për futbollin mbeti e gjallë deri në ditët e tij të fundit.

Formacioni i plotë: Lev Yashin, Carlos Alberto, Beckenbauer, Pep Guardiola, Ruud Krol, Alfredo di Stefano, Bobby Charlton, Garrincha, Maradona, Pele, Piet Keizer.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori