LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i CS:GO MIBR i dërgon ofertë prej 280.000 dollarësh lojtarit Lucaozy

Ekipi i CS:GO MIBR i dërgon ofertë prej 280.000 dollarësh lojtarit Lucaozy

Ekipi brazilian MIBR po kërkon të blejë Lucas “⁠Lucaozy⁠” Neves nga kontrata e tij me Fluxo , sipas një raporti nga Dust2 Brasil .

Raporti thotë se MIBR është një nga disa organizata braziliane të interesuara dhe se skuadra në pronësi të Immortals Gaming Club ofroi një ofertë të madhe prej rreth 280,000 dollarë për Lucaozy në përpjekjen e tyre të dytë për ta detyruar atë të ndryshojë fanellat që nga fillimi i vitit, shkruan HLTV.


Nëse ky transferim realizohet, atëherë Lucaozy do të zëvendësojë Tuurtle në formacionin e MIBR, i cili është ulur në stol nga organizata.

Në anën tjetër ekipi ku luan Lucaozy për momentin, Fluxo po kërkojnë ta mbajnë yllin në listën e tyre, ku thuhet se i kanë ofruar atij një zgjatje të kontratës. “Ne synojmë të mbajmë Lucaozy në ekip”, tha organizata në një koment për Dust2 Brasil.

MIBR për momentin renditen në vendin e 30 –të në ranglistën botërore të CS:GO, dhe së fundmi fituan turneun ESL Challenger Season 45 North America.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

La Liga
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga
Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Premier League
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori