LAJMI I FUNDIT:

Ekipi BIG do të luajë në mungesë të talentit të tyre Krimbo në ndeshjet e tyre të radhës në turneun PinnacleCup CS:GO

Ekipi BIG do të luajë në mungesë të talentit të tyre Krimbo në ndeshjet e tyre të radhës në turneun PinnacleCup CS:GO

HLTV ka konfirmuar se talenti gjerman Karim “⁠Krimbo⁠” Moussa, do të mungojë në ndeshjet e ardhshme që ekipi BIG do t’i zhvillojë në turneun e CS:GO Pinnacle Cup, i cili po mbahet në qytetin Lund të Suedisë.

Lojtari 19 vjeçar do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të ekipit të tij në turneun PinnacleCup për shkak se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.


Krimbo do të zëvendësohet nga ish lojtari i ekipit BIG, Nils “⁠k1to⁠” Gruhne, i cili për momentin është  pjesë e ekipit të akademisë së BIG.

Ndeshjen e radhës ekipi BIG do ta zhvillojë sot (e premte), kundër ekipit danez Astralis duke filluar nga ora 20:00.

Fituesi i kësaj ndeshje do të sigurojë pjesëmarrjen në finale të turneut, ku për vendin e parë do të ndahen si shpërblim 150.000 dollarë. /Telegrafi/