LAJMI I FUNDIT:

Egjeli vazhdon me episodet e reja, premierë në “Gjirafa” (Video)

Egjeli vazhdon me episodet e reja, premierë në “Gjirafa” (Video)

Liki, Axha Sheqë, dhe Teta Gjyli, siç duket nuk e kanë përfunduar ende ngjarjen e tyre që përshkruhet në serialin “Egjeli”.

Pas një pauze 2 javore, ata po kthehen në platformën më të madhe shqiptare për shfaqjen e videove online, Gjirafavideo.com. Kështu, tregimi i tyre po vazhdon aty ku ka mbetur në episodin e fundit, me të njëjtën ngjarje dhe të njëjtat personazhe.


Megjithatë, diçka ka ndryshuar edhe tek “Egjeli”. Këtë të diel, dhe të gjitha të dielat tjera në vazhdim, ky serial nuk do të shfaqet më në ndonjë prej televizioneve në Kosove. Ata kanë vendosur që të gjitha episodat e ardhshëm të shfaqen vetëm në platformën online Gjirafavideo.com, duke ndërmarrë kështu një hap shumë të rëndësishëm.

Të dielën, në ora 20:15, episodi 31 i serialit më të shikuar shqiptar vazhdon ekskluzivisht në Gjirafavideo.com, në kanalin e tyre stupcat.gjirafa.com, dhe audienca e cila po pret me padurim do të shijoje storjet e veçanta, aktrimin e fuqishëm, dhe qasjen komike në ngjarjet e përditshme të shoqërisë sonë, përmes familjes së axhës Sheqë dhe fqinjëve të tyre në fshatin ku zhvillohet ngjarja.

Stupcat, si gjithmonë, premtojnë që me guxim të trajtojnë disa nga temat më aktuale e njëkohësisht më të harruara e të lëna pas dore nga filmbërësit në Kosovë, duke ofruar kështu një dimension krejt tjetër të paraqitjes vizuale filmike të aktualitetit të hidhur, me një dozë humori që shpesh na bën të shikojmë nga një kënd tjetër vështirësitë e realitetit kosovar, por duke na ofruar edhe argëtim të paktën për minutat sa zgjat një episod i këtij seriali shumë të suksesshëm të Stupcave. /Telegrafi/