LAJMI I FUNDIT:

Efi reagon për herë të parë pas eliminimit nga BBVA: Para hienave, vijnë luanët

Efi reagon për herë të parë pas eliminimit nga BBVA: Para hienave, vijnë luanët
Foto: Efi Dhedhes/Instagram

Efigjenia Dhedhes është eliminuar të shtunën nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Ajo rezultoi më pak e votuara në një televotim të dytë gjatë mbrëmjes, ku të nominuar ishin ajo, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.


Pas daljes së saj, pati shumë reagime në rrjetet sociale, kjo pasi për të përzgjedhur të nominuarit, privilegji iu dha banores Deamishel, e cila ishte fituese e garës së inteligjencës.

Efi të dielën bëri një shkrim të gjatë në rrjetin social Instagram, duke reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Arta Nitaj i reagon Deamishelit për zgjedhjen e famshme në BBVA, ia përmend huqjet e mëdha që bëri gjatë lojës së inteligjencës
Lexo po ashtu Arta Nitaj i reagon Deamishelit për zgjedhjen e famshme në BBVA, ia përmend huqjet e mëdha që bëri gjatë lojës së inteligjencës

“Me kokën lart dhe buzëqeshje në fytyrë. Kështu nisi ky udhëtim për mua dhe kështu përfundoi. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të përzemërta dhe për mbështetjen që keni treguar. Kjo për mua ishte një eksperiencë që nuk do e harroj kurrë. Hyra në Big Brother për të treguar një anë tjetër timen, që ju të me shihnit mua 24/24 orë pa asnjë lloj filtri, për të njohur atë Efin që përballë çdo gjëje, vendos të qëndroj e drejtë, zgjedh mos të heshti përballë padrejtësive dhe që nuk bën kompromise për karakterin dhe dinjitetin e saj. Para lojës, vjen humanizmi. Para hipokrizisë, vjen e vërteta. Para hienave, vijnë luanët”, ka shkruar Efi në Instagram.

Efi përndryshe gjatë qëndrimit në shtëpi kishte krijuar një aleancë me Luizin dhe Kiarën, ku edhe quheshin nga banorët e tjerë si ‘grupi i Luizit’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Kalo në kategori