LAJMI I FUNDIT:

Edy Reja shpall listën me futbollistët e ftuar për miqësoren ndaj Arabisë Saudite, pjesë e saj edhe portieri i Drenicës

Edy Reja shpall listën me futbollistët e ftuar për miqësoren ndaj Arabisë Saudite, pjesë e saj edhe portieri i Drenicës

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka shpallur listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për miqësoren e 26 tetorit ndaj Arabisë Saudite, që do të luhet në Abu Dhabi.

Pjesa më e madhe e lojtarëve që do të grumbullohen vijnë nga kampionati shqiptar dhe për shumicën është hera e parë që ftohen në përfaqësuesen kuqezi, teksa 9 prej tyre janë lojtarë që vijnë nga klube të huaja dhe shumica kanë qenë pjesë e rregullt e Kombëtares.


Portierët e thirrur janë Elhan Kastrati, Gentian Selmani dhe Arlis Shala që këtë vit po tregon paraqitje shumë të mira me Drenicën në Albi Mall Superligën e Kosovës, ndërsa në mbrojtje vijnë lojtarë të spikatur të kampionatit Albion Marku, Erdenis Gurishta, Andi Hadroj, Hakaj, Rudolf Turkaj, Stivian Janku, Ardit Toli, Ene Bitri si edhe Mario Mitaj, i cili aktivizohet me Lokomotivën e Moskës.

Në mesfushë janë mesfushori nga Suhareka Esat Mala që është pjesë e Vllaznisë së Shkodrës, Sherif Kallaku, Lorenco Vila, Arbnor Muçolli, Ardit Deliu, Arinaldo Rrapaj, ndërsa rikthehet Odise Roshi, kurse sulmi do të përbëhet nga Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Xhuljano Skuka dhe Redon Xhixha.

Përfaqësuesja do të nisë grumbullimin më datë 22 tetor në kompleksin Tropikal në Durrës dhe më datë 24 tetor do të udhëtojë për në Abu Dabi ku do të vijojë përgatitjet për duelin miqësor.

Ndeshja e parë në histori e Shqipërisë me Arabinë Saudite do të zhvillohet në “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit dhe do të nisë në orën 18:30 sipas orës lokale (16:30 sipas orës shqiptare).

Gjithashtu, testi do të jetë një mundësi e mirë për të testuar dhe për të parë në aksion në një ndeshje të vërtetë veçanërisht elementët e spikatur të kampionatit shqiptar. /Telegrafi/

Më poshtë edhe lista e plotë me 23 emrat e lojtarëve të ftuar në Kombëtare për miqësoren e 26 tetorit:

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori