LAJMI I FUNDIT:

Edvin Kuc më i miri i xhiros së 35-të në Albi Mall Superligë

Edvin Kuc më i miri i xhiros së 35-të në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 35-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Ballkani, Edvin Kuç.


Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Bujar Asllani, Sejladin Jerliu dhe Zenel Shabani vendosi që epiteti i yllit të javës për këtë javë t’i takojë kapitenit të skuadrës suharekase, pasi në ndeshjen kundër Ferizajt shënoi golin e parë në fitoren 2:0 dhe ishte njëri nga më të mirët në fushën e gjelbër.

Me këtë fitore FC Ballkani edhe zyrtarisht e siguroi titullin e kampionit për të dytin vit rresht.

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Ballkani, Edvin Kuc e ndau Shaqir Uka, menaxher operacional në Albi Online.

Pasi mori këtë çmim, Kuç u shpreh i lumtur që skuadra e tij e përmbushi me sukses misionin e saj për mbrojtjen e titullit të kampionit dhe atë një javë para mbylljes së kampionatit.

“Të shpallesh Ylli i Javës në xhiron kur edhe jemi rishpallur kampion për herë të dytë radhazi është një kënaqësi e veçantë. Si kapiten jam krenar me ekipin dhe me ecurinë që kemi treguar në këtë edicion. Rruga për ta mbrojtur titullin kampion nuk ka qenë e lehtë”.

“Kemi pasur shumë ndeshje, kemi lëshuar shumë pikë rrugës, por në fund karakteri i skuadrës, puna e shtabit teknik dhe organizimi i mirë i klubit kanë bërë që sërish trofeu i kampionit të vijë në Suharekë”.

“Këtë çmim por edhe titullin kampion ia dedikoj kryesisë, tifozëve dhe familjes tim, e cila çdo herë më ka qëndruar afër”, ka theksuar Edvin Kuç për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori