Pas publikimit të raporti “Të Bërit Biznes 2017” nga Banka Botërore dhe renditjen e re të Kosovës në përgjithësi, pra në vendin e 60-të nga gjithsej 189 shtete të përfshira në raport, tregon qartazi për përmirësimin e mundësive për të bërë biznes në Kosovë.
Në këtë aspekt Dogana e Kosovës ka punuar shumë në lehtësimin e procedurave doganore në Import dhe eksport, prandaj njëri ndër indikatorët që ka ndihmuar Kosovës të arrijë renditjen më të mirë është edhe indikatori i Tregtisë përmes kufinjëve ku Kosova mban pozitën e 51 për efikasitet.
Gjithashtu dogana ka kontribuar shumë edhe më përmirësimin e sistemit të pagesës së taksave ku instalimi i sistemeve elektronike të zhdoganimit dhe pagesave kanë kontribuar shumë sidomos në fushën e mbledhjes së TVSH-së.
Ky rezultat vjen si proces i përkushtimit te vazhdueshëm të stafit te Doganës që te jetë një institucion modern, dhe të ndërtoi kapacitetet e nevojshme, me qëllim të lehtësimit të procedurave dhe eliminimin e barrierave. Njëri ndër Objektivat kryesor të Doganës në këto 17 vite të ekzistimit është lehtësimi i të bërit biznes, duke reduktuar kohën dhe shpenzimet që iu nevojiten bizneseve për t’i realizuar të drejtat e tyre. I gjithë ky përkushtim ka kontribuar në një klimë më të shëndoshë biznesore dhe ka ndikuar në zhvillimin e ekonomisë Kosovare. Me qëllim të krijimit të lehtësirave për bizneset legjitime, Dogana e Kosovës ka zhvilluar sistemet e teknologjisë informative ,ka adaptuar dhe zhvilluar procedurat doganore elektronike ,ku këto procedura te reja iu kane mundësuar bizneseve shkurtim të kohës dhe shpenzimeve me të vogla në procedura doganore. Të gjitha këto lehtësira janë mirëpritur nga bizneset, pasi tani sistemet doganore mundësojnë qe te gjitha procedurat doganore te përfundojnë ne kohe reale, dhe me shpenzime më të vogla. Gjithashtu, vlen të përmenden zhvillimi i mëtutjeshëm dhe Implementimi i koncepteve evropiane te analizës se riskut, që nënkupton përshpejtimin e procedurave të zhdoganimit të mallrave për të gjitha bizneset legjitime të cilat i përmbushin obligimet ligjore. Projekti ‘Paperless-Pa letër’ – qe nënkupton eliminimin e dokumenteve te panevojshme si dhe Projekti E-payment pagesave elektronike’ (e-payment) ,ku kjo mënyrë e punës mundëson konfirmimin elektronik të pagesave te taksave doganore dhe njëherazi përshpejton procedurën e zhdoganimit të mallrave.
Dogana e Kosovës do te vazhdon edhe me tutje me përkushtimin maksimal për te afruar shërbime sa me cilësore dhe te modernizuara për bizneset legjitime, me qellim qe te berit biznes në Kosovë të zhvillohet /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Këto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Njoftim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit