LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse është lojtari më i paguar në botë ai është i palumtur, pritet kthimi i Tevez në Argjentinë (Foto)

Edhe pse është lojtari më i paguar në botë ai është i palumtur, pritet kthimi i Tevez në Argjentinë (Foto)

Carlos Tevez është i palumtur në Kinë dhen Boca Juniors është duke planifikuar kthimin tij në Argjentinë.

Sipas gazetës argjentinase Ole, ish sulmuesi i Juventusit dhe Manchester Cityt nuk është përshtatur në Lindjen e Largët.  Sulmuesi nënshkroi me Shanghai Shenhua në dhjetor për një shifër prej 10 milionë funte, ndërsa u kthye në lojtarin më të paguar në botë.


Tevez fiton 615,000 funte në javë, ndërsa pritje të fitonte për dy vite kontratë rreth 64 milionë funte nga klubi kinez.

Pritja që iu bë në Shangai

Por parat nuk e kanë bërë të lumtur futbollistin që dikur kishte luajtur me Manchester Unitedin.  Sipas raportimeve të gazetës argjentinase, klubi i Bocas është duke planifikuar kthimin e tij në vendlindje.

Por me t’i dëgjuar këto thashetheme, agjenti i lojtarit Adrian Roucco, ka mohuar gjithçka.

“Tevez nuk do të kthehet nga Kina. Nuk e di se nga vijnë këto lajme. Kam folur me Tevezin dhe ai nuk është dukë shkuar askund”, ka deklaruar agjenti.

Tevez gjatë debutimit

Dhe realisht mundësia për tu kthyer Tevez në Argjentinë është shumë e vogël, pasi nëse ai vendos ta prish kontratën brenda dy viteve, klubi që e blenë duhet të paguajë 41 milionë funte.

Edhe presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri, që është fans i Bocas kishte thënë se lojtari do të kthehet pas një vitit në vendlindje.  Boca nuk ka buxhet që të paguajë shumë që prish klauzolën e lojtarit.

Shkrimi i gazetës argjentinase Ole

Tevez prej se ka arritur në Kinë te Shenhua ka zhvilluar vetëm një ndeshje dhje atë në Ligën e Kampionëve në Azi ku janë eliminuar nga Brisbane Boar.

Tevez është një prej lojtarëve më popullor nën Argjentinë, ndërsa një pjesë të madhe të karrierës e ka kaluar te klubi i Boca Juniors.

‘Apachi’ me kombëtaren argjentinase ka 76 ndeshje ku ka shënuar 13 gola.

Gjatë karrierës ai ka luajtur edhe me skuadra si Corinthians, Ëest Ham United, Manchester United, Manchester City e Juventus. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori