Edhe pse 73 vjeç, Ford do të jetë sërish aventurieri Indiana Jones


Pas “Star Wars” edhe saga e Indiana Jones do të ketë një episod të ri.
Zyrtarizimi i projektit për vazhdimin e ri ka ardhur nga administratori i deleguar i Disneyt, Bob Iger.
Harrison Ford, tashmë 73 vjeç, do të interpretojë sërish një prej personazheve më të dashur të karrierës së tij që do të shënojë dhe kapitullin e pestë kinematografik.
Prapa skenave, regjia për aventurën e arkeologut të famshëm do t’i besohet të përhershmit Steven Spielberg. /TCH/
Nga
Telegrafi
02/01/2016
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate















































