LAJMI I FUNDIT:

Edhe pesë skuadra kalojnë fazën e grupeve

Edhe pesë skuadra kalojnë fazën e grupeve

Ka shkuar në dhjetë numri i skuadrave që kanë siguruar kalimin tutje nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.  

Sot është zhvilluar xhiro e pestë e katër grupeve, E,F, H dhe G.


Monaco, Bayern Leverkusen, Juventus, Leicester dhe Real Madrid kanë kaluar tutje.

Monaco dhe Leverkusen  kanë siguruar kualifikimin nga Grupin E me 11 dhe 7 pikë, Real Madrid me 11 pikë në Grupin F, Juventus me 11 pikë në Grupin H dhe Leicester me 13 pikë në Grupin G.

Më herët kualifikimin e kishin siguruar edhe Dortmund, Arsenal, PSG, Atletico Madrid dhe Bayern Munich.

Tashmë priten dhe gjashtë emrat e fundit për t’i zbuluar 16 më të mirët e fazës së grupeve. /Telegrafi/