Pasi senatori amerikan, Rand Paul bllokoi miratimin e ligjit për ndihmën prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën, një tjetër zyrtar amerikan tha se është kundër ndarjes së këtyre parave për ukrainasit.

Përkatësisht, Paul Gossar, një anëtar republikan i Dhomës së Përfaqësuesve nga Arizona, shkroi në Twitter se ndihma që qeveria amerikane synon të ndajë për të mbështetur Ukrainën janë humbje e parave të taksapaguesve amerikanë.

“Vitin e kaluar, Zelensky fitoi disi njëqind milionë dollarë si nëpunës civil. Ku mendoni se do të shkojnë në të vërtetë shumica e 40 miliardë dollarëve të ofruara për Ukrainën? Ne nuk duhet të dërgojmë asnjë cent”, shkroi ai.

Sipas tij, presidenti Joe Biden synon të nisë një luftë me Rusinë, e cila do të rezultojë të jetë një gabim fatal për Amerikën me pasoja të nivelit global.

Ligjvënësi republikan bllokon përkohësisht paketën e ndihmës për Ukrainën Ligjvënësi republikan bllokon përkohësisht paketën e ndihmës për Ukrainën

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara duhet të merret me politikën e brendshme: të zgjidhë problemet me borxhin publik, inflacionin dhe emigracionin,” theksoi Gosar, duke shpjeguar vendimin për të votuar kundër ndihmës për Kievin.

Këtë javë, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi një paketë ndihme prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën. Dokumenti u dërgua në Dhomën e Lartë, por u bllokua atje nga senatori Paul. /Telegrafi/