Liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian u pëlqen të ruajnë seriozitetin e të projektojnë një imazh të tillë në publik, por ndonjëherë, as këta njerëz të fuqishëm nuk i shmangin dot nofkat e publikut, apo edhe ato të dala nga radhët e vetë partive të tyre.
Presidentin francez Emmanuel Macron e quajnë “Jupitarian”, mbështetur kjo në teorinë e tij të “Jupiterit”, sipas të cilës Kreu i Shtetit është autoriteti suprem.
Kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez e quajnë “The Revenant”, duke iu referuar filmit me Leonardo DiCaprion, ku personazhi kryesor mbijeton pavarësisht shanseve tmerrësisht të vogla për të mbetur gjallë pas një sulmi aq të dhunshëm.
Angela Merkelin e thërrasin “Nëna” e kjo për shkak të pamjes së saj, qëndrimit dhe të folurit të qetë e të shtruar.
Antonio Costa është kreu i parë portugez i ekzekutivit pa tipare kaukaziane, e kjo ka bërë që disa ta quajnë “Gandi i Lisbonës”.
Por gjetja më e goditur në listën e nofkave konsiderohet ajo e kryeministrit hungarez Viktor Orban. Që përpara batutës së kryetarit të Komisionit Europian Jean Claude Juncker në samitin e Rigës ne 2015-tes, ku e përshëndeti si me shaka duke i thënë “c’kemi diktator”, disa qytetare të tij ia kishin vënë nofkën me kohë dhe nuk e thërrisnin Viktor, por “Viktatori”. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin
Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura
Kërkim faljet më të çuditshme
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës
Francezët gatuajnë bukën baguette me një gjatësi rekord prej 140 metrave
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'