LAJMI I FUNDIT:

Edhe Jessica Alba u ngacmua seksualisht gjatë dy dekadave të fundit

Edhe Jessica Alba u ngacmua seksualisht gjatë dy dekadave të fundit
NEW YORK, NY - OCTOBER 25: Jessica Alba speaks onstage for Passion Play: How Jessica Alba and Mario Batali Created Multichannel Marvels during the Fast Company Innovation Festival at 92nd Street Y on October 25, 2017 in New York City. (Photo by Craig Barritt/Getty Images for Fast Company)

Jessica Alba është një tjetër aktore që ka vendosur të flasë për abuzim seksual në Hollywood.

Alba, e cila filloi karrierën si aktore 13-vjeçare, tha në një intervistë për CNN se kishte përjetuar një formë abuzimi seksual.


“Ju ndoshta nuk duhet ta pranoni, por si një aktore e re që rritet në këtë biznes duhet ta pranoni të trajtoheni në këtë formë. Dhe kjo nuk është diçka që e miratoj, sinqerisht … Shumë shpejt kam mësuar se si të dal prej situatave të tilla, megjithatë, nuk ndodhi asgjë serioze”, tha Alba.

Jessica Alba (Getty Images)

“Kjo është e pakëndshme, ju mund të imagjinoni se si ishte. Jam duke e bërë këtë që ka nga mosha 13 vjeç. Paramendoni se çfarë ishte … Ju duhet të i kushtoni vëmendje shenjave që paralajmërojnë për rrezikun, dëgjoni instinktin tuaj që ju thotë se diçka po shkon gabimisht”, paralajmëroi Alba, e cila tha se ishte tepër vonë për të folur rreth këtij problemi.

Duke folur për producentin hollivudian, Harvey Weinstein, të cilin shumë gra e kanë akuzuar për abuzim, por që ka prodhuar një film në të cilin luajti Alba në vitin 2005, tha se kurrë nuk qëndroi e vetme me të.

“Unë kam qenë në situata të ndryshme, dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të mendoj për të gjithë vajzat që flasin për të, le ta dinë se vetë e kontrollojnë trupin e tyre dhe mund ta kontrollojnë situatën në të cilën gjenden”, ka thënë bukuroshja.

Jessica Alba tregon shprehinë e keqe që e ka në rolin e nënës
Lexo po ashtu Jessica Alba tregon shprehinë e keqe që e ka në rolin e nënës

Ajo ka një karrierë të gjatë prej dy dekadave ndërsa për herë të parë u shfaq në filmin “Camp Nowhere”. Ajo u bë e famshme në saje të serisë “Dark Angel” gjersa luajti në filmat “Sin City”, “Into The Blue” i “Fantastic Four”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Andrew Tate: Anulova një takim me një vajzë sepse doja ta kaloja ditën me qenin tim

Andrew Tate: Anulova një takim me një vajzë sepse doja ta kaloja ditën me qenin tim

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Kalo në kategori