LAJMI I FUNDIT:

Edhe Hulu vjen në Android

Edhe Hulu vjen në Android

Numrit të madh të aplikacioneve të Android, do t’i shtohet edhe ai Hulu.

Në paraqitjen e tij të sotme në CES, panairin më të madh në botë për teknologjinë konsumuese, drejtori ekzekutiv i shërbimit Hulu, Jason Kilar ka paralajmëruar se shërbimi i tij do të paraqitet edhe në sistemin operativ të kompanisë Google, Android.
Kilar ka thënë se aplikacioni Hulu Plus do të vijë së shpejti në versionet Android 2.2 dhe ato të fundit.

Mirëpo, në këtë prezantim nuk është foluar asgjë lidhur me koston e mundshme që përdoruesit e këtij aplikacioni do të duhet të paguajnë, apo nëse konsumatorët ekzistues duhet të paguajnë abonim shtesë për tu qasur në këtë shërbim, edhe përmes telefonave mobil që përdorin sistemin operativ Android. / Telegrafi /