LAJMI I FUNDIT:

Edhe Beyonce kopjon! Veshja e saj u bart nga bukuroshja keniane në 2015 (Foto)

Edhe Beyonce kopjon! Veshja e saj u bart nga bukuroshja keniane në 2015 (Foto)

Jo vetëm yjet tona kopjojnë nga ato botërore, por edhe vet yjet botërore inspirohen prej të tjera yjeve të profileve më të ulëta.

Beyonce u shfaq me një fustan Gucci në vlerë 26 mijë dollarë të enjtën mbrëma teksa u shfaq në premierën e “Beauty and the Beast” në Los Angeles.


Beyonce në premierë…

Dhe nëse për shumë adhurues të Beyonces fustani ishte i ngjashëm me të një ylli tjetër, atëherë këta fansa të këngëtares nuk e kanë pasur gabim.

Beyonce, thjesht e mrekullueshme…

Fituesja e Oscar, Lupita Nyongo është shfaqur në vitin 2015 me të njëjtin fustan të gjelbërt sikurse Beyonce të enjtën mbrëma.

Bukuroshja nga Kenia me fustanin si të Beyonces.

Gjatë festivalit të filmit në Kanë në vitin 2015, bukuroshja keniane nuk harroi të pozonte për fotografët në tepihun e kuq.

Beyonce nuk performon në Coachella
Lexo po ashtu Beyonce nuk performon në Coachella

Megjithatë, fustani i Beyonces është pak më i gjerë në pjesën e krahëve të saj, duke u përshtatur pikërisht me masën e saj trupore prej një shtatzëne tipike.

Pak më i gjerë fustani i Queen Bey, i përshtatshëm për shtatzëninë e saj.

Beyonce është në pritje të binjakëve të saj, ashtu siç edhe e komunikoi lajmi nmuaj më parë kur edhe bëri që i gjithë interneti të mahnitej nga fotot e saj.

Të hënën në një seri të fotove të publikuara në beyonce.com, krijuesja e hitit “Single Ladies” shfaqi barkun e saj të fryrë, ku shfaqej vërtet mahnitëse.

Beyonce i vesh fustan 26 mijë dollarësh vajzës së saj (Foto)
Lexo po ashtu Beyonce i vesh fustan 26 mijë dollarësh vajzës së saj (Foto)

Beyonce u shfaq në premierën e “Beauty and the Beast” e shkëlqyeshme në fustanin e punuar nga Gucci, krahas detajeve në formë lulesh që e shoqëronin atë.

Floku i saj ishte stilizuar në mënyrë që të përshtatej, teksa ngjyra karamele i shkonte perfekt dukjes së saj.

Beyonce me vajzën Blue Ivy.

Vajza Blue Ivy po ashtu ndjeku nënën e saj në këtë ngjarje, duke u dukur ngjashëm sikur ajo.

Jay Z u shfaq mjaft i mprehtë për nga eleganca me xhaketën e tij dhe syzet mjaft me stil.

Jay Z me më të dashurat e tij.

Në trupin e saj, 22 herë fituesja e çmimit Grammy shfaqi një koleksion tronditës të unazave.

Akcesorët e Beyonces.

Me urdhër të doktorit, Beyonce kohë më parë e anuloi paraqitjen e saj në festivalin Coachella që mbahet në prill.

Por, ajo konfirmoi menjëherë se do të performojë në festivalin Coachella në vitin 2018. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Kalo në kategori