LAJMI I FUNDIT:

Eden Hazard: Për momentin jam i lumtur te Chelsea

Eden Hazard: Për momentin jam i lumtur te Chelsea

Sulmuesi i Chelseat, Eden Hazard nuk ishte në ditën më të mirë pas barazimit pa gola me Evertonin.

Belgu 27-vjeçar ka pranuar se ka ditë që zgjohet në mëngjes duke ndier se dëshiron të largohet nga Chelsea në drejtim të Real Madridit dhe ditën tjetër, dëshiron të nënshkruajë kontratë me klubin perëndimor të Londrës.


“Kur jeni të lumtur në fushë, mund të provoni disa gjëra. Unë jam duke shijuar veten time”, tha Hazard.

“Për shtatë vitet e fundit me Chelsean, gjithmonë jam kënaqur me vetveten. Kur jam në fushë përpiqem të bëhem i lumtur, së pari për mua dhe pastaj për tifozët që po e shikojnë lojën”.

“Për momentin jemi mirë dhe për këtë po punoj shumë. Kështu që jam i lumtur se ku po luaj në këto momente”, tha ai për talkSPORT.

Oferta e fundit e Real Madridit për Hazardin, para dhe dyshen Kovacic e Asensio
Lexo po ashtu Oferta e fundit e Real Madridit për Hazardin, para dhe dyshen Kovacic e Asensio

“Besomëni mua, jam i lodhur! Mendoj se jam në gjendje të mirë për të luajtur. Vitin e kaluar kisha një lëndim në kyçin e këmbës për tre muaj. Kështu që jam i freskët tani”, ka thënë Hazard.

Ndryshe, Eden deri më tani ka luajtur në 218 ndeshje për The Blues dhe ka shënuar 76 gola. /Telegrafi/