LAJMI I FUNDIT:

Eddie Hearn përmend tre stadiume ku mund të zhvillohet meçi ndërmjet Joshua dhe Whyte

Eddie Hearn përmend tre stadiume ku mund të zhvillohet meçi ndërmjet Joshua dhe Whyte
Anthony Joshua (L) and Dillian Whyte in action during the British and Commonwealth heavyweight title contest at The O2 Arena on December 12, 2015 in London, England. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Eddie Hearn ka përmendur tre stadiume, pos Wembleyt, ku mund të zhvillohet meçi ndërmjet Antony Joshua dhe Dillian Whyte.

Dy boksierët për herë të parë janë ndeshur në dhjetor të vitit 2015, kur AJ triumfoi në raundin e shtatë.

Meçi ndërmjet Anthony Joshua dhe Dillian Whyte në O2 Arena në dhjetor 2015 (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Që atëherë, ka ndodhur shumëçka në karrierën e tyre. Joshua është bërë kampion i unifikuar botëror, ndërsa Whyte ka regjistruar nëntë fitore radhazi.

Lajmet për Anthony Joshua
Lexo po ashtu Lajmet për Anthony Joshua

Promovuesi Hearn e ka caktuar stadiumin Wembley si arenën për meçin e radhës për boksierin britanik që pritet të ndodhë më 13 prill, mirëpo akoma nuk dihet se kush do të jetë kundërshtari i tij.

Përpjekjet për një duel me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder, janë zbehur, ndërsa Tyson Fury është i vendosur për një rimeç me amerikanin pas barazimit në muajin dhjetor.

Deontay Wilder dhe Tyson Fury u ndeshën në dhjetor (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Në mungesë opsionesh, Hearn ka kërkuar që Whyte të jetë kundërshtari i Joshuas në pranverë, mirëpo deri më tani, ai e ka refuzuar ofertën duke kërkuar më shumë para.

Lajmet për Dillian Whyte
Lexo po ashtu Lajmet për Dillian Whyte

Kjo ka bërë që AJ të mendojë për një duel në Madison Square Garden në muajin qershor kundër sfiduesit Jarrell Miller, që do të shënonte debutimin e britanikut në SHBA.

Promovuesi i boksit, Eddie Hearn (Foto: James Chance/Getty Images/Guliver)

Në ndërkohë, Hearn ka thënë se është i gatshëm ta ndërrojë vendin dhe datën nëse arrihet marrëveshja me Dillian.

“Në një stadium tjetër. Olympic Stadium, Emirates, Twickenham. Nuk është diçka që po e kërkojmë tash për tash. Nuk kemi arritur marrëveshje me Dillian Whyte, por nëse arrijmë, mendoj se mund të shtyhet data”, ka deklaruar promovuesi i Joshuas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori