LAJMI I FUNDIT:

Eddie Hearn konfirmon se Joshua dhe Fury do të ndeshen dy herë në vitin 2021 për të unifikuar titullin e peshave të rënda

Eddie Hearn konfirmon se Joshua dhe Fury do të ndeshen dy herë në vitin 2021 për të unifikuar titullin e peshave të rënda

Promotori i njohur i boksit, Eddie Hearn ka konfirmuar se Anthony Joshua dhe Tyson Fury pritet të përballen dy herë në vitin 2021 në kuadër të peshave të rënda.

Hearn konfirmoi se do të presë Romesh Ranganathan pasi Joshua dhe Fury kanë rënë dakord për një marrëveshje prej dy luftimesh në vitin 2021 për të unifikuar divizionin e peshave të rënda.


“Ne patëm pak sukses (gjatë bllokimit) me AJ dhe Tyson Fury duke planifikuar meçe për vitin 2021”, ka thënë fillimisht Hearn.

Plani i madh i Eddie Hearn për përballjen e shumëpritur mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt
Lexo po ashtu Plani i madh i Eddie Hearn për përballjen e shumëpritur mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt

“Të dy ranë dakord të luftonin në vitin 2021, dy luftime”.

“Është një luftë e madhe, meç për kampionin e padiskutueshëm i peshave të rënda të botës”, përfundoi promotori i njohur.

Plani për dy britanikët e peshave të rënda për të luftuar për t’u kurorëzuar kampion i padiskutueshëm i botës varet nga luftimet e tyre këtë vit.

Joshua është vendosur të përballet me sfiduesin e detyrueshëm Kubrat Pulev dhe Fury duhet të mbrojë titullin e tij në WBC kundër Deontay Wilder në një luftë trilogjie.

Fury është i pamposhtur në karrierën e tij në 31 ndeshje ndërsa Joshua u hakmor për një humbje në rekordin e tij ndaj Andy Ruiz Jr duke fituar përsëri rripat e tij në Arabinë Saudite vitin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori