LAJMI I FUNDIT:

Eddie Hearn konfirmon ofertën që Joshua të tërhiqet dhe tregon qëndrimin e boksierit

Eddie Hearn konfirmon ofertën që Joshua të tërhiqet dhe tregon qëndrimin e boksierit
(Foto: The Mirror/Daily Star)

Eddie Hearn ka thënë se Anthony Joshua ka marrë një ofertë që të bëjë mënjanë dhe e ka shpjeguar qëndrimin e boksierit.

Shefi i ‘Matchroom Boxing’ ka konfirmuar se ekziston oferta në tavolinë që ish-kampioni i botës të tërhiqet nga rimeçi me Oleksandr Usyk, në mënyrë që ky i fundit ta zhvillojë duelin e unifikimit të titujve me Tyson Fury.

Në shtatorin e kaluar, boksieri ukrainas ia rrëmbeu titujt e botës (WBA, IBF, WBO, IBO)britanikut në përballjen e zhvilluar në Tottenham Hotspur Stadium. Por, menjëherë pas, AJ e aktivizoi e aktivizoi klauzolën e rimeçit për t’u përballur në muajt e parë të këtij viti.


Mirëpo, kampioni i WBC, Tyson Fury është i interesuar që ta zhvillojë duelin me Usyk për ta shpallur kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda. Hearn tashmë ka konfirmuar se Joshua ka marrë ofertë për t’u tërhequr dhe për të lejuar zhvillimin e këtij meçi.

Joshua reagon lidhur me njoftimet se do të marrë 18 milionë euro për të lejuar meçin e unifikimit Fury-Usyk
Lexo po ashtu Joshua reagon lidhur me njoftimet se do të marrë 18 milionë euro për të lejuar meçin e unifikimit Fury-Usyk

“Është e sigurt se nuk ka marrëveshje të kryer që të tërhiqet. Ka bisedime dhe unë do t’i zhvilloj këto bisedime me të”, ka thënë Hearn për DAZN Boxing Show duke shtuar se shuma e spekuluar prej 15 milionë funtesh (18 milionë euro) nuk është e saktë dhe se kampi i britanikut do t’i shqyrtojë të gjitha opsionet. Megjithatë, sipas tij, dëshira e AJ nuk është që të bëjë mënjanë.

(Fotomontazh: express.co.uk/Getty)

“Ka qenë një ofertë, janë zhvilluar disa bisedime me mua. Unë nuk mund ta hedh poshtë, nuk është puna ime. AJ është shefi. Ai është shumë i mençur për planin. Ai nuk do të dëshironte ta bëjë atë. Është e sigurt se nuk ka marrëveshje të kryer që të tërhiqet. Ka bisedime dhe unë do t’i zhvilloj këto bisedime me të”.

“Në mendjen e tij, (Joshua) kërkon rimeçin me Oleksandr Usyk… Kjo është një çështje shumë më e thellë sesa thjesht një shumë për të bërë mënjanë. Paratë janë diçka që duhen negociuar. Ky është një plan. E gjitha që ai do është që ta fitojë titullin e peshave të rënda sërish”, ka shtuar Hearn.

Tërheqjen eventuale të Joshuas, përfaqësuesi i tij e ka lidhur me punën me një trajner të ri dhe zhvillimin fillimisht të një meçi më të lehtë dhe pastaj për të hyrë në një duel të madh (që do të ishte me fituesin e duelit Fury-Usyk). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori