LAJMI I FUNDIT:

Ed Sheeran publikoi këngën e parë nga albumi i ri që i kushtohet një miku të ndjerë

Ed Sheeran publikoi këngën e parë nga albumi i ri që i kushtohet një miku të ndjerë
(Foto: Instagram/teddysphotos)

Ed Sheeran i ka befasuar fansat me publikimin e këngës “Visiting Hours”, e para nga album i ri i titulluar “=” (“Equals”), i cili publikohet zyrtarisht më 29 tetor.

Kantautori ka bërë të ditur në Instagram se kënga i kushtohet mikut dhe mentorit të tij të ndjerë, Michael Gudinski.

Pas një pauze të shkurtër nga kënga e fundit, Sheeran njoftoi se do të lëshonte një album të ri në tetor që vazhdon tematikisht serinë e albumeve të tij të shënuar me simbole matematikore.

Ai tha se albumi u ndikua nga përvojat e tij të fundit të jetës, duke filluar me martesën, lindjen e një fëmije dhe humbjen e një shoku të ngushtë, dhe se ai i trajton të gjitha këto tema në këngë.

“Mendoj se është puna më e mirë që kam bërë. Është kohezive dhe funksionon shkëlqyeshëm”, ka deklaruar këngëtari.

Albumi do të ketë 14 këngë, ndërsa 30-vjeçari ka treguar se filloi ta shkruante dhe incizonte që në qershor të viti 2017 dhe se ishte një proces shumë i gjatë.

Kënga “Visiting Hours” është shumë emocionale dhe i kushtohet mikut të tij të ndjerë, kurse Sheeran ka thënë se e shkroi këngën gjatë një periudhe zie.

View this post on Instagram

A post shared by Ed Sheeran (@teddysphotos)

“Përfundova duke shkruar këtë këngë pasi po kaloja trishtim të vërtetë për herë të parë, për mua është një nga këngët më të rëndësishme në album”, ka rrëfyer Sheeran në Instagram.

Ai gjithashtu falënderoi Kylie Minogue dhe Jimmy Barnes “për ndarjen e talentit të tyre në vokalin mbështetës të këngës”.

Sipas Sheeran, kënga e radhës duhet të publikohet më 10 shtator. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori