LAJMI I FUNDIT:

Ecclestone: Kritikat për rregulloren e re të 2021-shit, të paevitueshme

Ecclestone: Kritikat për rregulloren e re të 2021-shit, të paevitueshme

Një tjetër ndërhyrje, sërish nga ish-shefi ekzekutiv i Formulës 1, Bernie Ecclestone.

Manjati britanik thotë se është i paevitueshëm fakti që prodhuesit e automjeteve të kritikojnë rregullat e propozuara për motorët e F1-shit në vitin 2021, ndërsa shton se rregullat ose duhet të mbeten të praprekura, ose të ndryshojnë në mënyrë drastike.


Sipas ish-kreut të Formulës 1, i rrëzuar nga froni në janar të këtij viti, ndryshimet e reja përfshijnë shumë shpenzime shtesë, përtej investimeve të parashikuara.
“Problemi është se ata kanë shpenzuar një pasuri të tërë te këto motorë”, është shprehur Ecclestone për “Autosport”.

“Ndaj ata nuk duan që të kthehen mbrapsht e të thonë se ‘tashmë na duhen fonde të tjera për të modifikuar motorët. Sinqerisht mendoj se ata duhet të bëjnë diçka krejt tjetër, ose t’i lënë gjërat siç janë. Ajo që ata duhet të bënin ishte pikërisht ajo që ramë dakord 3 vite më parë me Jean Todt, që kishte të bënte me nevojën për më shumë karburant në makinat e tyre. Kjo është realisht e nevojshme”.

Ecclestone duket skeptik mbi perspektivën që pronarët e rinj të F1-shit, “Liberty Media”, të kenë mundësi të ekzekutojnë ndryshimet e nevojshme për t’i bërë Çmimet e Mëdha më sfiduese.

“Ata nuk duhej të bënin kaq shumë parashikime mbi ato që munden të bëjnë, por duhej të kishin qëndruar në pritje për të parë se çfarë mundet të bëhet. Jam i bindur se ajo çfarë kanë pasur në mendje dhe duan të bëjnë është diçka e drejtë, por problemi është te realizimi i saj. Ajo që mund të bënim realisht është të riktheheshim në kohën kur F1 ishte realisht shumë popullor. Atëherë le të shqyrtojmë edhe njëherë rregulloren dhe ta modifikojmë atë në mënyrën e duhur. Garat e tanishme janë vërtet më të bukura tani, por kemi pritur 4 vite për këtë gjë. Tashmë Ferrari është zgjuar dhe kjo është një gjë e mirë, ndaj është më e lehtë kur ka rivalitet”.

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori