LAJMI I FUNDIT:

E vrasin këpucët, Fellaini padit kompaninë e veshmbathjeve dhe kërkon miliona euro dëmshpërblim (Foto)

E vrasin këpucët, Fellaini padit kompaninë e veshmbathjeve dhe kërkon miliona euro dëmshpërblim (Foto)
MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 30: Marouane Fellaini of Manchester United warms up prior to the Premier League match between Manchester United and Crystal Palace at Old Trafford on September 30, 2017 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Mesfushori belg, Marouane Fellaini ka një telash të madh jashtë fushës së gjelbër.

Ylli i Manchester United katër vite më parë kishte nënshkruar kontratë me kompaninë e veshmbathjeve ‘New Balance’.


Fellaini ishte i kënaqur nga kontrata pasi do të fitonte rreth 600 mijë funte në vit dhe këpucë sportive pa limit.

Hummels pas ndeshjes ndaj BVB-së thotë se ka krijuar një model atleteve sportive të së ardhmes (Foto)
Lexo po ashtu Hummels pas ndeshjes ndaj BVB-së thotë se ka krijuar një model atleteve sportive të së ardhmes (Foto)

Por para fundit të kontratës palët u prishën me arsyetimin e Fellainit se këpucët po i shkaktonin dëme në këmbët e tij.

Fellaini sa ishte duke i mbathur këpucët sportive të ‘New Balance’ (Foto/ Getty Images)

Belgu u largua nga ‘New Balance’ dhe nënshkroi kontratë me një tjetër kompani të veshmbathjeve ‘Nike’.

Tani e përditshmja angleze ‘The Sun’, ka zbuluar se Fellaini ka paditur kompaninë ‘New Balance’, për arsyeje se këpucët i kanë dëmtuar këmbët.

Reprezentuesi i Belgjikës ka thënë se ka marrë shumë lëndime në këmbët e tij shkaku i këpucëve jo të përshtatshme për këmbët e tij.

29-vjeçari është duke kërkuar nga gjykata një shumë prej 2,1 milionë dollarëve si dëmshpërblim nga ‘New Balance’.

29-vjeçari tani po i bartë këpucët sportive të kompanisë ‘Nike’ (Foto/Getty Images)

Megjithatë kompania amerikane e veshmbathjeve po mbrohet duke thënë se belgu dikur i quante këpucë të përsosura.

Edhe pse gjykata ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, sipas medieve angleze do të jetë belgu që do të fitoj gjykimin dhe shpërblimin nga ‘New Balance’.

Kompania amerikane është sponsor zyrtar i disa skuadrave të njohura evropiane si Liverpool, Porto, Celtic, Sevilla, Athletic Bilbao dhe Lille. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori