eksperti-banner

Një prezantuese spanjolle është “detyruar” të sqarojë pretendimet e bëra nga shikuesit, pas një paraqitje të saj në natën e ndërrimit të moteve.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Eloiza Gonzales ishte ngarkuar me detyrën e udhëheqjes së një spektakli i cili po priste minutat e fundit të vitit 2016, për të kaluar në 2017.


Por, ndonëse këtë detyrë e kishte bërë për më se një dekadë, këtë vit ajo ka rënë në sy më së shumti.

Kjo për faktin se gjatë transmetimit live, prezantuesja ishte tradhtuar nga fustani i saj, përcjell Telegrafi.

Kjo ka bërë që shikuesit të krijojnë përshtypjen se ajo ishte pa të brendshme.

Tanimë, Eloisa, 35, e cila thotë se është një prezantuese, aktore, modele dhe e dashuruar pas kafshëve, ka thyer heshtjen, duke insistuar se ishte e veshur në “mënyrë të përshtatshme nën fustanin e saj”. /Telegrafi/