LAJMI I FUNDIT:

E thotë legjenda italiane: Gavi është një Francesco Totti i ri

E thotë legjenda italiane: Gavi është një Francesco Totti i ri

Gavi është njëri nga talentet më të mëdha në botë për momentin.

Mesfushori spanjoll ka debutuar me vetëm 16 vite te ekipi i parë i Barcelonës, teksa tanimë ka marrë ftesë edhe nga Kombëtarja A e Spanjës.


Trajneri i Spanjës, Luis Enrique vendosi të startojë me Gavin në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, dhe talenti spanjoll nuk zhgënjeu.

Me vetëm 17 vite mbi supe, Gavi ka qenë fantastik ndaj Italisë duke filluar ndeshjen nga minuta e parë.

Anëtari i Barcelonës luajti për 84 minuta, derisa përfundoi 53 pasime me saktësi prej 88,7% duke bërë edhe katër driblime dhe duke prekur topin 69 herë.

Përveç statistikave mbresëlënëse, Gavi ishte shumë i mirë edhe në mbajtjen e topit, duke bërë të gjithë për vete.

Pas ndeshjes, ish-lojtari i Milanit, Barcelonës dhe Atletico Madrid, Dmetrio Albetrini e ka ngritur në qiell me lëvdata talentin spanjoll.

Albetrini e ka krahasuar Gavin me legjendën më të madhe italiane, Francesco Totti, pasi që të dy kanë debutuar me ekipin e parë në moshë të njëjtë 16 vjeçare.

“Gavi është i jashtëzakonshëm, le ta quajmë atë Francesco Totti i ri. Në Spanjë lojtarët mund të vijnë nga ekipet e dyta dhe të ballafqohen me ata më me përvojë”.

“Gavi është një lojtar i talentuar dhe talenti i tij po shihe menjëherë. Ai ka guxim të madh që kur i jep rastin e shfrytëzon pa frikë. Atë e pret një e ardhme e ndritur”, deklaroi Albetrini.

Gavi e ka nisur karrierën te Real Betis, derisa në moshën 10 vjeçare është bashkuar me Akademinë e Barcelonës, La Masia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori