LAJMI I FUNDIT:

E shtuna e mërzitur e banorëve të Big Brother VIP – Iliri, Sabiani dhe Sarah nuk i ndalin të qarat

E shtuna e mërzitur e banorëve të Big Brother VIP – Iliri, Sabiani dhe Sarah nuk i ndalin të qarat
Foto: Top Channekl

Dita e shtunë ka qenë interesante brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Kjo pasi një pjesë e mirë e banorëve kanë treguar anën e tyre emocionale në disa momente.


Fillimisht ka qenë balerini Ilir Shaqiri, ai i cili me t’u zgjuar në mëngjes ka dëgjuar një këngë italiane, e cila ia ka kujtuar atij fëmijët.

Ai ka filluar të lotojë pasi muzika e tij e preferuar e ka kthyer në kujtimet e momenteve të mira me fëmijët.

Ndërkohë, pasdite një mërzi e madhe e ka kapur edhe banorin tjetër të shtëpisë, Sabianin.

Fifi në Big Brother VIP: Babai më ka porositur që të mos martohem me katolik, serb apo dikë nga minoritetet
Lexo po ashtu Fifi në Big Brother VIP: Babai më ka porositur që të mos martohem me katolik, serb apo dikë nga minoritetet

Këngëtari i njohur ka filluar të qajë në momentin që ka kujtuar ish-banorët e shtëpisë: Sheilën, Arditin dhe Palomën.

“Më vjen keq se Arditit, Palomës dhe Sheilës i gjenim gabime dhe qeshnim. Tani e kuptoj sa të rëndësishëm ishim”, tha ai.

Blogerja Sarah gjithashtu nuk ka qenë e qenë gjatë pasdites në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo ka qenë e mërzitur për shkak të disa vërejtjeve që i ka bërë Einxhelit gjatë kohës që kjo e fundit kërcente në shtëpi, ndërkohë që gjithë shqetësimin e saj ia ka shpalosur Fifit.

“Nuk dua të prish marrëdhënie për gjëra kaq të ulëta kur nuk jam ai lloj tipi. E thashë pa menduar dhe i kërkova falje. E pranoj apo jo, është puna e vet”, u shpreh Sarah, ndërsa nuk i mbante dot lotët.

Qëndrimi prej më shumë se një muaj në shtëpinë e BBV, i ka bërë banorët që të shpërfaqen më emocionalë, duke e ndjerë mungesën e normalitetit. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Në trend Magazina

Më shumë
Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Magazina
Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta

Iu publikuan mesazhet me Romeon, Erjola Doçi zbulon se si është e vërteta

Magazina
Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Fejohet këngëtarja Engjëllusha Salihu

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina

"Për dashurinë e jetës sime" - mesazhi prekës i Ronaldos në fustanin që veshi Georgina Rodriguez

Magazina

"Fenomen me 70 mijë ndjekës në Instagram" - përplasje e ashpër mes Donaldit dhe Ronaldos për finalistët e BBVA

Magazina
Kalo në kategori