LAJMI I FUNDIT:

E premtja e ‘madhe’ në Kosovë, Kurtit i shkojnë në zyre pesë zyrtarë të lartë për dialogun me Serbinë

E premtja e ‘madhe’ në Kosovë, Kurtit i shkojnë në zyre pesë zyrtarë të lartë për dialogun me Serbinë

Dita e premte është më e qetë sepse kryesisht ka më pak aktivitete politike e institucionale në Kosovë. E premtja është edhe ditë kur njerëzit fillojnë të relaksohen në përgjithësi për të bërë planifikime për vikend, për ndonjë udhëtim ose vizitë.

Por, kështu nuk do të jetë si duket edhe për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.


Vetëm një javë pas nga vizita e këshilltarit të lart amerikan Derek Chollet në Kosovë, Kurtit do t’i shkojnë në zyre një delegacion i lartë i përfaqësuesve të shteteve më të rëndësishme perëndimore.

Kurti të premten do të pres në takim ndërmjetësin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak dhe Escobar gjatë vizitës në Kosovë

Diplomati evropian do të shoqërohet nga i deleguari amerikan Gabriel Escobar, i cili brenda një jave do të jetë për herë të dytë në Kosovë.

Kësaj radhe Lajçakun dhe Escobarin do t’i shoqërojnë edhe tre këshilltarët e jashtëm të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Këshilltarët që do t’i shoqërojnë Lajçakun dhe Escovarin janë Jens Plettner, Emmanuel Beaune dhe Francesco M. Talo.

Lajçak me këshilltarët gjerman e francez

Pas kësaj ata do të udhëtojnë edhe në Beograd për të takuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Këtë dje e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano duke treguar se qëllimi i kësaj vizite janë përpjekjet për të lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e raporteve.

Vizitën dhe detajet e takimit nuk i kanë konfirmuar nga Qeveria e Kosovës deri në kohën e publikimit të këtij lajmi.

Ende nuk dihet nëse takimi do të jetë vetëm me kryeministrin Albin Kurti dhe përgjegjësit e tij për dialogun Kosovë-Serbi apo edhe me presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ndonjë lider tjetër të partive politike.

Petrit Selimi, ish- ministër i jashtëm i Kosovës ka shkruar se një delegacion i rëndësishëm do të jetë në Kosovë, duke shtuar se kjo është një ndër ngjarjet më të mëdha në dialogun Kosovë-Serbi. Selimi ka shkruar se në këtë mund të jetë edhe një “emër i madh”, por nuk dëshiron të spekulojë se kush është ai.

Ndryshe, pas tensioneve në veri të Kosovës me barrikadat ilegale dhe largimin e tyre pas 20 ditësh, në Kosovë e Serbi kanë qëndruar zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qëllimi i kësaj vizite ishte sipas shumë njohësve evitimi i tensioneve të mëtejme dhe lëvizja e shpejtë drejt një marrëveshje finale ndërmjet këtyre dy shteteve.

Delegacioni i lartë amerikan gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi

Ajo që ishte diskutuar me palët në të dyja vendet është ecja para me Planin franko-gjerman (propozim i Bashkimit Evropian), i përkrahur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa, kërkesa kryesore që potencohet nga amerikanët e evropianët për Kosovën e Serbinë është lëvizja para me zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Kërkesa për Prishtinën është lëvizja para me krijimin e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe. Ndërkaq, për Serbinë mesazhi kryesor është që të mos nxisë tensione në rajon dhe se një krizë në Kosovë do të pengonte bashkëpunimin e SHBA-së me Serbinë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori