LAJMI I FUNDIT:

E përgjaku kundërshtarin, LeBron James pezullohet për herë të parë në karrierë

E përgjaku kundërshtarin, LeBron James pezullohet për herë të parë në karrierë

LeBron James është pezulluar për një ndeshje për herë të parë në karrierën e tij pas përplasjes me Isaiah Stewart teksa Los Angeles Lakers mundi Detroit Pistons të dielën e javës së kaluar.

Dyshja u përplasën pasi LA erdhi nga 17 pikë poshtë për të fituar 121-116.


James dhe Steëart u përjashtuan të dy për përplasjen e tyre – vetëm hera e parë në karrierën 19-vjeçare të James në NBA, ai u përjashtua për një lojë.

Përplasje e përgjakshme mes LeBron James dhe Stewart - ndërhynë edhe bashkëlojtarët e stafi teknik
Lexo po ashtu Përplasje e përgjakshme mes LeBron James dhe Stewart - ndërhynë edhe bashkëlojtarët e stafi teknik

Steëart do të humbasë dy ndeshje për ashpërsinë e tij në përplasje.

Ngjarja ka ndodhur në tremujorin e tretë. James i LA u duk se goditi qendrën e Pistons, Stewart, në fytyrë ndërsa ata luftuan për një kërcim, duke e lënë atë me një çarje të madhe pranë syrit të tij të djathtë.

Stewart më pas u desh të mbahej vazhdimisht nga shokët e skuadrës dhe stafi stërvitor, ndërsa ai u përpoq të hakmerrej.

Të dy u përjashtuan nga loja pas një rishikimi zyrtar.

Të hënën, NBA tha se Stewart u pezullua për “përshkallëzimin” e incidentit dhe për ndjekjen e “në mënyrë të përsëritur dhe agresive” të James. James u pezullua për “goditjen e pamatur të Steëart në fytyrë” dhe “inicimin” e sherrit.

James do të vuajë pezullimin kur Lakers do të udhëtojë për të luajtur me New York Knicks.

“Të gjithë në ligë e dinë që LeBron nuk është një lojtar i ndyrë”, deklaroi shoku i skuadrës së James në Lakers, Anthony Davis. “Në fakt, kur ai e dinte se e goditi, sapo e bëri atë, ai e shikoi përsëri si “Oh, e faji im. Nuk doja ta bëja”.

“Ishte një lojë e vështirë me Isaiah”, deklaroi trajneri i Pistons, Dwane Casey. “Syri i tij u ça plotësisht dhe ai ishte i acaruar”.

Davis ishte më miri për Lakers me 30 pikë dhe Russell Westbrook shtoi 26 ndërsa Lakers u rikthyen nga 17 pikë në pjesën e dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori