LAJMI I FUNDIT:

E ndarë nga i dashuri, Rita Ora e festoi e vetme Shën Valentinin ndërsa pranoi buqetë lulesh pas përfundimit të xhirimeve në Bullgari

E ndarë nga i dashuri, Rita Ora e festoi e vetme Shën Valentinin ndërsa pranoi buqetë lulesh pas përfundimit të xhirimeve në Bullgari

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, aktualisht ndodhet në Australi për spektaklin “The Voice”, pasi është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë.

Rita, e cila ka qenë shumë e përfolur muajve të fundit për shkak të skandalit me thyerjen e rregullave në organizimin e një feste të paligjshme në ditëlindjen e saj të 30-të, thuhet se tash e sa kohë është beqare.


Burimet për The Sun pohuan se ajo i ka dhënë fund romancës me regjisorin greko-francez, Romain Gavras.

Si rrjedhojë, artistja shqiptare duket ta ketë kremtuar e vetme festën e Shën Valentinit, teksa këtë e bëri të ditur edhe në një nga postimet e fundit në Instagram.

Këngëtarja shqiptare u shfaq me një buqetë lulesh të kuqe, të cilën e kishte marrë dhuratë nga stafi gjatë prapaskenave të xhirimeve të klipit të saj më të fundit.

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

“Ndjehem sikur çdo ditë është dita e Shën Valentinit për shkak të fansave të mi! Shpresoj që të gjithë të kenë një javë të bekuar dhe të bukur. Këto fotografi janë realizuar në ditën e fundit të xhirimeve të “Bang”. Gjeta një stacion autobusi në majë të malit dhe vetëm i mora të gjitha. Ne nuk e bëjmë kaq sa duhet, kjo ishte ajo për mua”, shkroi Rita në Instagram.

Kujtojmë që xhirimet e fundit të klipit të saj, Rita e përfundoi në Bullgari, ku u shfaq me veshje tradicionale në klipin e këngës “Big” nga EP-ja e saj e fundit. /Telegrafi/