LAJMI I FUNDIT:

E mposhti i vetëm Gjilanin me një het-trik, Greca: Vetëm bëra punën time, nuk kishte të bënte asgjë me hakmarrje

E mposhti i vetëm Gjilanin me një het-trik, Greca: Vetëm bëra punën time, nuk kishte të bënte asgjë me hakmarrje

Bedri Greca u rikthye në futbollin kosovar gjatë afatit kalimtar të verës, derisa pas aventurës gjashtë muajshe edicionin e kaluar te Sport Club “Gjilani”, 29 vjeçari filloi një aventurë të re te Feronikeli nga Drenasi.

Si për ironi të fatit, ndeshja e parë kampionale i solli për kundërshtarë ish-ekipin e tij, të cilën e mposhti, madje i realizoi edhe tre gola.


Greca nuk pati aspak mëshirë ndaj ish-skuadrës, teksa përveç tre golave të realizuar, krijoi edhe një mori rastesh.

Në një prononcim për Gazetën “Sheshi”, futbollisti është deklaruar për ndeshjen ndaj ish-ekipit, të cilën e quan një përballje të zakonshme kampionale dhe se ishte përgatitur si ndaj çdo kundërshtari tjetër.

Bedri Greca (Foto: Albert Sinani)

Ndër të tjerash ai foli nëse golat ishin një mesazh hakmarrje për ish-skuadrën dhe ish-trajnerin Mezani

“Ndjehem mjaft mirë që shënova, por më shumë ndjehem mirë për skuadrën, pasi që treguam se jemi në rrugën e duhur. Asgjë nuk ishte rastësi, çdo gjë ishte e stërvitur mirë dhe e punuar në perfeksion”, deklaroi fillimisht Greca.

“Unë jam i përqendruar në punën time, nuk shikoj gjërat tjera. Jam përpjekur të jap më të mirën time nga vetja për ekipin dhe jo për t’u hakmarrë ndaj dikujt. Kjo ka rëndësi për mua, të ndihmoj ekipin të regjistroj rezultate sa më pozitive”.

(Foto: Albert Sinani)

Për përballjen ndaj ish-trajnerit Mezani, me të cilin kishin polemika në distancë nga koha kur u largua në Gjilani, futbollisti Greca u shpreh:

“Jam një futbollist që nuk merrem me fjalë, por vetëm bëj punën time. Gjërat tjera nuk më interesojnë, pasi që jam i përqendruar vetëm te puna me skuadrën time”.

Më pas ai është ndalur të flas për duelin e radhës ndaj Ballkanit, teksa ka besim të plotë se skuadra e tij do të vazhdojë me paraqitje të mira.

“Kemi filluar punën për ndeshjen e radhës. Besoj që skuadra do të jetë në formën optimale dhe do të japim maksimumin jo vetëm në këtë sfidë, por në secilën prej tyre”, shtoi ndër të tjerash Greca.

(Foto: Albert Sinani)

Tre gola qysh në javën e parë e bëjnë atë si një emër të spikatur për të fituar “Këpucën e Artë” këtë edicion, mirëpo për Grecën ky nuk është objektivi kryesor.

“Objektivi im është vetëm të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe të ndihmoj ekipin tim”, përfundoi ai.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori